E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbledhja e “Antenave” më të mira të vitit 2009 (3)Nga TemaKORRIK Flamuri, letër dorëheqjeje gazetës “TemA” 3 korrik 2009 Dje patëm një surprizë. Personazhi më i njohur i gazetës, Flamuri, na dërgoi një letër, ku kërkonte dorëheqjen e ti

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Përmbledhja e “Antenave” më të mira të vitit 2009 (3)Nga TemaKORRIK

Flamuri, letër dorëheqjeje gazetës “TemA”
3 korrik 2009

Dje patëm një surprizë. Personazhi më i njohur i gazetës, Flamuri, na dërgoi një letër, ku kërkonte dorëheqjen e tij si personazh kryesor i rubrikës “Antena brenda Familjes”, dhe kërkonte zëvendësimin e tij me Sandrin. Arsyet që paraqiste ishin përgjithësisht bindëse. Ne si redaksi vendosëm ta botojmë të plotë letrën e Flamurit, dhe të respektojmë kërkesën e tij.

“E nderuar redaksi.
U bë plot një vit që ju më keni bërë personazhin më të njohur në Shqipëri. Një vit më parë mua nuk më njihte askush, dhe isha thjesht një nëpunës i zakonshëm i partisë. Përveç rojës së parkingut dhe ndonjë militanti nga rrethet, nuk më përfillte njeri. Rubrika juaj më bëri të njohur, autoritar dhe njeri shumë të rëndësishëm. Përmes meje njerëzit njohën të fshehtat e politikës dhe qeverisë dhe mënyrën se si ai burri merr vendime.
Por çdo e mirë ka dhe një të keqe. Pas kësaj unë u bëra deputet dhe tani jam njeri shumë i rëndësishëm. Sikundër e dini dhe ju, kur bëhesh deputet, dhe kandidat për ministër, siç jam unë tani, ai burri nuk të mban më afër, pasi nuk të konsideron bashkëpunëtor, por vartës. Për këtë arsye unë nuk e ndihmoj dot më rubrikën tuaj. I vetmi personazh që unë njoh deri tani, dhe që përmbush këto kritere është Sandri.
Sandri tani është njeriu i vetëm që flet natë e ditë me atë burrin, që marrin vendime të rëndësishme për privatizime, koncesione, fshatra turistike, poste ministrash, pazare hipotekash, pazare reklamash, emërime të rëndomta e çdo gjë tjetër. Ai është po ashtu njeri pa asnjë post në qeveri dhe ai burri njerëz të tillë i dëgjon shumë. Duke qenë se puna po shkon që ne do të jemi në qeveri me Ilir Metën, dhe Sandri i plotëson të dy kushtet, dhe si mik i Metës, dhe i atij burrit, unë them se ai është personazh i denjë për të më zëvendësuar këtë vit.
Vetëm veprimet e tij të ditëve të fundit tregojnë qartë që ai është njeriu i duhur. Ju e patë si e nxori Fevziun dy ditë më parë në ekran që urdhëroi Sali Berishën dhe Edi Ramën që për pesë minuta të tërhiqnin militantët dhe të vendosnin qetësinë, ndryshe ai do të bënte namin. Dhe ende pa mbaruar Fevziu, pas urdhrit të Sandrit, doli Majlinda dhe iu bëri thirrje qytetarëve në emër të doktorit të pushonin festimet. Dhe pushuan. Kjo tregon se Sandri është tani njeriu i duhur që merr vendime. Mua më ka rënë rëndësia, se u bëra i madh, dhe i madhi të madhin nuk e duron dot.
Ju po ashtu do ta keni parë Sandrin si bërtet kafeneve dhe pritjeve këto ditë duke thënë: “Do t’i bëj 78 deputetë. Do shkrij pasuritë e mia dhe të Zamirit për t’i bërë 78. Do t’i shkrij fare këta që shajnë doktorin. Do t’u q… robt të gjithëve kush më del para!”
Për të gjitha këto arsye unë mendoj që të më kurseni nga ky post që kam mbajtur për një vit dhe të më zëvendësoni me Sandrin.
Së fundmi dua t’ju falënderoj për kujdesin që po tregoni për të m’i botuar në një libër “Antenat” më të zgjedhura të 365 ditëve. Unë ju siguroj se, megjithëse shumë prej tyre kanë qenë shumë të bukura dhe unë kam qeshur me lot, ato që do të bëni për Sandrin, do të jenë dhe më të bukura.
Kjo letër është vetëm për ju. Gjithçka e kam konsultuar dhe me Aldon.
Me respekt, Flamuri.”

Redaksia, pasi i lexoi me kujdes arsyet përse Flamuri kërkon të jap dorëheqjen, vendosi ta pranojë atë. Po ashtu, te personazhi i Sandrit shikon prototipin e njeriut që mund të nxjerrë në pazar gjithë pisllëqet e Familjes në pushtet. Për këtë arsye vendosëm me unanimitet që kërkesën e Flamurit ta marrim parasysh. Ai mund të jetë herëpashere prezent në rubrikën tonë vetëm si personazh i dorës së dytë, por kurrë si personazh kryesor. Ne e falënderojmë për bashkëpunimin njëvjeçar dhe i urojmë suksese në punën si deputet.
Redaksia ndërkohë falënderon dhe sugjerimet e Flamurit rreth personazhit të Sandrit, dhe prej sot kemi ngarkuar shkrimtarin që do të merret me këtë fejton njëvjeçar. Pas një viti sërish do t’i botojmë “Rrëfimet e Sandrit” si libër dhe do të kemi kohë t’i krahasojmë ato me të Flamurit.

Sandri ndan gëzimin me Delijorgjin dhe Taçin
4 korrik 2009

Formimi i koalicionit të ri Meta-Berisha e çoi në ekstazë Sandrin. Nuk e mbante vendi. E mori pesë herë doktorin në telefon, derisa e rakorduan qëndrimin. U vendos që doktori të bënte thirrje për koalicion në orën 11.30 dhe pastaj më 13.30 t’i përgjigjej Ilir Meta.
Para konferencës për shtyp i shkoi në zyrë për t’i dhënë dorën e fundit bisedimeve. Çdo gjë ishte në rregull. Doktori doli në konferencë dhe gjithçka shkoi sipas skemës.
Në drekë Sandri fluturonte. Filluan telefonat. I pari e mori Rezart Taçi.
- Ia arritëm kësaj dite Sandri, – tha. – E bëmë qeverinë tonë. Kishim vite që luftonim për këtë. Të kisha thënë që kjo dyshe shpëton Shqipërinë.
- Tani mos çaj kokë, q… robt më të mirit, – tha Sandri, – më ke mua. Futja naftë Ballshi për D1, as mos pirdh as për taksa, as për tatime, as për dogana…
- Jo, unë një merak kam, – tha Rezarti. – Atë Sokol Olldashin të ma qërosh nga qeveria, se më bllokoi botet në fushatë, se furnizoja Ilir Metën me naftë. I thashë disa herë, mos u kruaj, se është punë e të mëdhenjve kjo, po më tha: “Më të madh se unë s’ka njeri”. Tani mos ta shikoj më në qeveri, se më uli gjithë autoritetin. Dhe ua premtova miqve të mi që këtë do ta fshij nga qeveria.
- Mos ki merak, e ke të flakur atë, se dhe mua nuk më ka bërë ca punë nja dy herë.
- I madh je! Njësh je! Na shpëtove me këtë qeveri, – e mbylli Taçi.
Sapo e mbylli me Taçin, ra një telefonatë e panjohur. Numri nuk i dilte. E hapi, se mendoi se ishte dikush që do ta kërcënonte. Por përtej telefonit një zë i njohur.
- Mihali jam. Urime! Ia arritëm kësaj dite.
- Ooo, ku je ti figurë? Hajt mos çaj kokë se fituam. Tani ta shikojnë këta b…q që thoshin Gërdeci, Gërdeci. I thashë doktorit, bliji me lekë ato votat në Gërdec, vetëm të fitojmë. “Mos ki merak, – tha, – se votojnë vetë”. Dhe i doli fjala. Tani mos ça kokë. Tani u q… robt gjithë gjykatave, prokurorëve, kush të mban ty në burg. Dhe atyre pisave që të nxorën tabulatet. Do t’i shkrij të gjithë. Mos ça kokë.
- I madh je, i madh! Ai miku ynë çfarë bën? Se s’e marr dot dhe në telefon, se e vë në siklet.
- Merre, mos ça trapin, kush do na përgjojë tani. U q… robt të gjithëve. Mos ça kokë. Mirë janë të gjithë. Dhe Faron mirë e ke. Është mbyllur brenda po bën një libër për doktorin. Do ta mbarojë pa u formuar qeveria që t’ia bëjë si dhuratë. Më ka thënë doktori t’ia shikoj para se të botohet se mos ka ndonjë teprim, po varja. Kam nerva unë të lexoj libra? Më zë libri. Më vjen për të vjellë, kur lexoj. Le ta bëjë si të dojë. Mjafton ta bëjë.
- Po Shkëlzenin e ke takuar, se as atë s’e marr dot në telefon?
- Mirë është, as e rruan fare. I kam thënë, mos e ça trapin. Tani po të dojë le ta thërrasë ndonjëri në prokurori, se ia q… robt. Se e di unë si e duan këta.
- I madh je Sandro, i madh! Hajt urime. U qetësova. Një mijë herë mendoja si do dilnin këto zgjedhje, kurrë s’e shkoja në mendje që do më binte bixha mua. Kjo ishte ideale. I madh je, i madh! Hajt urime. Bëju të fala dhe atyre që s’u bëj dot telefona. Ishallah e bëjnë prapë atë Fatmirin te Mbrojtja t’i mbyll ca punë që i kam hapur.
- Jo, Fatmirin do ta çojmë tek Integrimi. E ka pasur slogan në fushatë “Sot në NATO, nesër në BE”. Do ta bëjmë ministër Integrimi. Se në fakt ka luftuar gjithë jetën për atë punë. Që më ‘99 ka tentuar t’i nxjerrë njerëzit pa vizë jashtë. Dhe atëherë kur e arrestuan në Milano, për këtë e hëngri. Se e kishte ëndërr të qarkullonin njerëzit pa viza ose me emër tjetër. Tani ka shansin ta realizojë.
- I madh je Sandro, i madh! Bëju të fala. Hajt se do takohemi shpejt. Më ngeli merak që i nxorën gjithë të burgosurit dhe mua nuk më nxorën. S’kanë pasur besim se për kë do votoja. Po hapur votova këtu në burg për PD. Ta marrin vesh të gjithë që nuk jam bukëshkalë.
- Hajde figurë, hajde se fituam. Mirupafshim, – e mbylli Sandri.

Sandri merr masat për gripin e derrit
13 korrik 2009

Lajmet që vijnë nga vendet fqinje për shpalljen e nivelit 6 të alarmit, e kanë bërë Sandrin të bjerë në mendime. Pas weekend-it dhe euforisë së fitores, shëndeti është i vetmi element që të prish terezinë, kur mendon të keqen.
- ǒështë kjo sëmundje që na u shpik tani? - i tha Fevziut. - Se ti lëviz dhe shumë në aeroporte, do na sjellësh ndonjë virus ndonjë ditë. Mos merr ndonjë virus dhe shkove për lesh. Duhet me marrë ndonjë masë.
- Po ç’masë të marrësh këtu? - Me këtë Ministri Shëndetësie që kemi, u ngatërrojnë ilaçet të sëmurëve, jo më të të gjejnë ilaç për grip derri.
- Mirë e ke, duhet hequr kjo Godo. Më tha dhe Fatmiri. “S’mund ta pranoj më dy herë”, - tha. - Ia dhashë sinjalin doktorit, që kur nuk e vura deputete. S’mund të jetë më ministre ajo.
- Ore, ky është halli i Fatmirit, që s’ka lidhje me hallin tonë. Nëse u mbetet republikanëve, më mirë të jetë Godo, se na bie ndonjë nga ata drogaxhinjtë e Beratit apo Fierit Fatmiri, që s’ka nevojë të marrësh më ilaçe, se të vdesin duke qenë shëndoshë e mirë.
- Jo mo, se nuk e lë unë të vërë kë të dojë ai. Nejse, vari leshtë asaj pune, po e kam seriozisht që duhet marrë ndonjë masë, se po e marrim lehtë. Dhe gripi i derrave na duhej. Është dhe turp të vdesësh prej tij mor burrë. Do thonë njerëzit, s’vdiq nga gjithë ato pisllëqe, dhe iku për lesh nga gripi i derrit. E kupton sa fyese është? S’të vjen as njeri te koka e varrit. Do kënaqen këta shk… që s’më shohin dot. Do thonë, mirë iu bë, se e meritonte një vdekje të tillë.
- Po jo mor burrë, - ia ktheu Fevzoja. - Ishalla s’e kemi risk thuaj, po turp nuk është, se edhe jashtë janë sëmurë deri edhe ministra.
- Dëgjo Fevzo, se unë e kam dhe një çikë personale me derrat vetë. Sa inat, më vjen t’ia q… ropt, po unë jam rritur me derrat e s’më zuri asnjë lloj sëmundjeje kur isha i vogël e të më zërë tani. Se ne në Lezhë mbanim të gjithë derra në shtëpi. Unë jam rritur me ta mor burrë, më kanë hyrë dhe në krevat, kur isha i vogël. Edhe kur dilja në oborr me ndonjë fetë bukë, e hanim një kafshatë unë e një kafshatë derri, kemi ngrënë bukë 20 vjet bashkë e s’më gjeti gjë.
- Po jo mor Sandër, se nuk shkon deri aty puna. Do marrë ndonjë masë qeveria.
- Kush do marrë masa, qeveria e k… Kush e ka mendjen tani te gripi i derrave, ata bëjnë ndonjë llogari për lekë. Apo ajo biondja që ka vënë doktori tek ilaçet, as i bie mendja për ne. Doktori që merr vesh, ka punë të tjera, po merret me mandatet që mezi i fitoi. Unë them të blejmë vetë ca vaksina, se shteti nga nëntori ka ndërmend t’i futë, po deri atëherë kam shkuar për lesh.
- Ja i blemë o Sandër, po kush do na i bëjë?
- Unë them të thërrasim këtë Rezart Taçin njëherë, se s’i ka punët mirë. T’i themi, ke porosi nga doktori të blesh një parti me vaksina urgjent, dhe t’ia japësh si sponsorizim fondacionit të Liri Berishës. E blen ai k…, se ka mbush brekët tani, se mund t’i dalë ky horrllëku i ARMO-s, se këta të LSI thonë që kemi 25 për qind pjesë aty. Dhe tani mund t’ia marrin me forcë, se janë në qeveri. Këtë e kemi në dorë, i blen ky.
- Po pastaj kujt do t’ia çojmë? - tha Fevziu.
- Ja japim Elvana Hanës dhe i bëjmë një listë prioritetesh. Në fillim të marrë vaksinën doktori, pastaj familja e tij, pastaj unë e ti, dhe më pas ministrat me radhë.
- Po ça na ngatërron me ministrat mo burrë, se s’janë caktuar akoma.
- Po i caktojmë tani, na plasi trapi, sikur ç’do bëjmë. Një tufë k… janë ata. Ne e bëjmë ligjin. Atij që i japim ne vaksinë, ai bëhet ministër.
- Shiko, bëje si të duash listën, po atë Alibeajn nuk e dua më ministër. Ndryshe do bëj namin.
- Po ç’ke me atë derëziun, bukë e kos do. E ke kapur kot me atë. Hajt se po ia heqim vaksinën.
- Shiko, dhe ky Lul Basha duhet të kthehet te Transporti, se s’ka lezet mor burrë. Ishte aksident ajo që u bë ministër i Jashtëm, duhet te Transporti.
- Po s’ka rëndësi kjo, për listën e vaksinave mjafton të jetë në qeveri. Më thuaj vetëm emrat.
- Po ja, shto Majlindën, Genc Rulin, Olldashin, kësaj Albana Vokshit jepi gjysmë doze, se me pikëpyetje e ka, se i merret burri me naftë dhe ka ca probleme.
- Nejse, po ia japim të plotë njëherë, se më ka bërë ca ndere ajo Moza, vazhdo me të tjerët, kujt t’i japim…?
- Po qe se ke tepër, jepi ndonjë këtij Ferdinand Xhaferrit ta kemi rezervë, një Arben Imamit dhe ndonjë këtij Ridvanit, se atë s’e heq kurrë doktori. Po dhe atij Sherefedinit jepi ndonjë dozë, se diçka do bëhet dhe ai. Atij Jemin Gjanës mos i jep, se ai s’më ka ardhur në emision. Sa u bënë?
- Plot janë, po hajde se i them këtij Taçit të blejë me shumicë, t’i kemi. Shiko dhe ndonjërin që duhet të bëjmë ndonjë punë shpejt e shpejt.
- Ata shikoji vetë Sandër. Unë të thashë vetëm këta që më duhen për emisionin. Ata që të duhen për të qeverisur, futi vetë.

Sandri me Blushin me helikopter të Bujar Nishanit në Korfuz
20 korrik 2009

Sandri dje ishte shumë i nxehur me Bujar Nishanin. U kthye urgjent nga Korfuzi ku ishte për weekend me Ben Blushin, Fevziun dhe Anastas Angjelin. Kur u nisën, Bujar Nishani i çoi me helikopter deri në Sarandë. Helikopteri i zbriti te fusha e aviacionit para Sarandës në Vrion, dhe pastaj me makina të policisë dhe drejtorit të portit arritën në port, ku anija “Kaliopi” i priste.
Angjeli kishte marrë masat që gjithë gjërat të shkonin në rregull nga pala greke, ndërsa Sandri nga pala shqiptare. Weekend-i kaloi shumë mirë dhe dje duhet të ktheheshin. Gjatë gjithë rrugës Sandri fliste në telefon me Genc Rulin dhe Bujar Nishanin. Me Rulin kishte hallin e Taçit dhe anijes që mbahet e bllokuar.
- Rulo, ç’bën mo figurë? – tha. – Si t’ia bëjmë këtij Rezart Taçit mo burrë, se ky është pak k… me thënë të drejtën?
- Po ç’të të them unë biro. Ai do ta hedhë shurrën më lart se vetja. Po e hodhi më lart, në kokë do t’i bjerë. I kam thënë kaq herë, mos vidh si avdall, pak nga pak rregullohen të gjithë.
- Po si i bëhet mo burrë, pa ai k… është, e dinë të gjithë. Po unë kam hall se do t’i marr ca pará për këto investimet që po bëj dhe dua t’ia kaloj. Më çmendi dhe ky Meta o burrë, se e kam këtu me pushime në Greqi. “Bëji një tel Rulit”, – thotë orë e minutë.
- S’kam ç’t’i bëj unë biro. Ai ka sjellë naftë D1 dhe e ka deklaruar naftë virxhine. Tani e vetmja mënyrë është t’i grisim ato letra që ka bërë dhe ta kalojmë normal si D1, të paguajë paratë.
- Po pagoi paratë, ç’kuptim ka, ç’fitojmë ne. Unë them si ta ndihmojmë, – tha Sandri.
- Epo, pyet Ridvanin dhe atë të doganave, se ata ia kanë dhënë gazetës “TemA”, – tha Ruli. – Unë për vete s’komunikoj me ta.
Sa e mbyllte telefonin me Rulin, merrte Bujar Nishanin.
- Bujaro, ç’kemi mo figurë. Ore, s’ka ardh ky helikopteri më thonë këta policët në Sarandë. Jam dhe me Blushin këtu figurë, duhet mbajtur mirë opozita, se nuk shtyhet kështu. Apo do t’u kthehet ai i gjati t’u nxjerra nga bytha prej zyrave.
- Sandër, unë jam i sëmurë, lidhu me Ahmet Prençin se s’jam mirë.
- Nejse, shiko të na e nisësh shpejt, se kam fol mirë te doktori për ty. Më tha: “ǒtë bëj me Nishanin, ta heq apo jo?” Mbaje i thashë, se është djalë i mirë.
- Faleminderit Sandër, ja se do flas unë me Ahmetin, ua nis tani helikopterin. ǒthotë ai Blushi, do ta nisë luftën apo jo? Jepini pak zemër. Çfarë ndihme do nga unë, gati jam. Ja se po flas dhe për helikopterin.
Kështu, duke folur pa pushim anija arriti nga Korfuzi në Sarandë. Kur po zbriste, një nga personeli i anijes u nxeh dhe nuk hapte derën.
- Çfarë ke, – i tha Sandri, – pse nuk e hap?
- Zoti Sandër, ka dalë rasti i parë i gripit të derrave në Gjirokastër, – tha. – E ka zënë një student dhe s’e paska kuptuar. Ai studenti paska qenë dje këtu në port. U kam thënë të dezinfektojnë portin njëherë, pastaj të dilni. Se jeni dhe të gjithë bashkë. Ti, Ilir Meta, Caci, Fevziu, Blushi. Kurrë s’u kam parë kaq të bashkuar. Më bëhet zemra mal. Ja sa ta dezinfektojmë dhe dilni.
- Hapeni, – tha Sandri, – se ne kemi bërë vaksinat. Na i dha doktori para një jave, s’kemi problem. Dhe Blushit i dhamë një falas, se ishin vetëm për qeverinë, partitë e para. Por e futëm dhe Blushin në listë.
- Aman të keqen, – i tha punëtori i anijes, – se mos na bëni ndonjë kiamet. Se te ju i ka sytë gjithë Shqipëria.
- Hape, mos na ça trapin tani, se s’kemi nge, – i tha Sandri.
Punëtori hapi derën e tragetit dhe dërgata nga Korfuzi zbriti në tokë.
Sa zbriti, pa një anije në port dhe iu kujtua prapë Rezart Taçi.
- O Rulo, po hë mor burrë, ç’do bëjmë se më çmendi ky Taçi. Po t’u kishim dhënë ndonjë gjë dhe këtyre të LSI mo burrë, se ua jep ky Taçi, se deri në shtator na mërziten dhe na ikin fare. Dhe ky Blushi do noj gjë se me këtë jam, ishim në Korfuz. Na tha doktori: “Mbajeni afër këtë javë. Se mos u gjen ai Rama ndonjë lek më shumë dhe na lanë keq.” Ec, shit qen e ble këlysh pastaj. Shiko mos gjen ndonjë mënyrë t’ia kalojmë dhe këtë radhë k… se pastaj s’merremi më me të.
- Mua për vete s’ma mban biro. Dhe me mua s’është treguar korrekt, as me ARMO-n. Premtoi shumë e s’bëri asgjë. Jo kam borxhe, jo sa të dal mbi ujë s’ua harroj, bëmë gjithë ato skandale, ia dhamë pa lekë, ndryshuam ligjet e shtetit për të, ai thuajse asgjë. Vetëm llafe. Me llafe jemi ngopë xhano, na lër rehat. Të futemi njëherë në qeveri, pastaj shohim. Tani pa hyrë nuk dihet se ç’ndodh.
- Po kishte kap dhe Fevziun mo burr, i kishte thënë: “Ma rregullo këtë punë, se do të rregulloj intervistë me Berluskonin, Galianin, madje dhe Veltronin që t’i bësh karshillëk Ramës, t’i thuash, ja Veltroni iku dhe nga bashkia dhe nga partia, ti pse s’ikën? Ma ka ngref dhe Fevziun tani, Metën po, unë du ndonjë lek. Shihe njëherë mo burrë, se s’i dihet, bëhet gjë.

Sandri fillon aksionin për të marrë gjithë tenderët e rrugëve
31 korrik 2009

Sandri po mendon të nisë biznese të reja në këtë mandat. Ia ka vënë syrin rrugëve. Është bërë ziliqar që Fahri Balliu ka marrë 120 milionë euro tenderë me emrin e një firme të huaj dhe ka nisur projektet e tij. Pyeti mirë e mirë si e kishte bërë planin Fahriu. Ai kishte gjetur një firmë që po falimentonte në Austri, i kishte gjetur kunatin gruas së pronarit nga Serbia, ishte bërë bashkë me të, kishin hapur një filial në Tiranë dhe pa asnjë zetor kishte marrë 120 milionë euro punë, që ende nuk i është marrë asnjë gjë në dorëzim, edhe pse qeveria ka katër vjet që paguan.
Kështu vendosi dhe Sandri. Ka gjetur një refugjat, ka marrë nga interneti letrat e një firme italiane, A.K.M.A.R., dhe tani çdo ditë terrorizon Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve për t’i marrë tenderë.
Këtë javë e ka pak problem kur e merr, se i duhet të thotë që jam në SHBA, se kur është në Tiranë, e ka më lehtë.
- Ja, isha pak te doktori, folëm dhe për ty dhe më tha: “Fol vetë me Andin, se të dëgjon.”
Tani i duhet ta marrë nga Amerika. Por dhe andej e gjen mënyrën si t’ia thotë.
- Po ku je mo burrë, ke humb fare? Sa fola tani dhe me doktorin në telefon, i thashë këta të rrugëve kanë rënë rehat tani, se menduan që mbaroi puna më 28 qershor, po puna tani ka filluar. E di ti apo jo, të ka thënë doktori që kam marrë përfaqësinë e firmës më të madhe italiane? Ja e ke dhe në internet, shikoje, A.K.M.A.R. “Do bëjmë nja dhjetë rrugë me këtë”, – më tha doktori. Më tha: “Shiko Aksin e Jugut, Rrugën e Arbrit, rrugën Berat-Përmet, Korçë-Tepelenë, shiko dhe ndonjë rrugë tjetër, – më tha, – se ajo është firmë e madhe dhe nuk vjen për rrugë fshati këtu.
- S’e di mor burrë, s’më ka thënë gjë akoma, – i thotë drejtori.
- Hajt se e merr vesh, të thotë vetë. Madje më tha: “Sandër, ule pak çmimin kur të hysh me këtë firmën që të kem mundësi të them që s’i kam bërë nder, se ta rris unë fondin, pasi e fiton.” Si me ARMO-n o burrë, që bëmë sikur e blemë shtrenjtë, po s’paguam asgjë, dhe me rrugët do bëjmë sikur do t’i bëjmë lirë, po do t’i marrim lekët më pas. Hë o burrë se duhet të bëjmë spektakël tani me rrugët, që mos të thonë e kishin për fushatë.
- E kuptoj, e kuptoj Sandër, po kemi këto kompanitë tona të rrugëve që kanë investuar, kanë miliona euro makina rrugësh, duhet t’u japim dhe atyre ndonjë punë.
- Ore, je në terezi ti? Pse, kur i dhatë Fahriut 120 milionë euro rrugë, kishte ndonjë zetor ai?! Madje as tani s’ka asnjë zetor. Po lekët i ka marrë.
- Po u bë ajo një herë Sandër, ishte Luli atëherë, s’e bëj dot më tani.
- Po ç’ke or ti, ta bëj prapë Lulin ministër po deshe, ja flas me doktorin pastaj, i them që ky Andi e do Lulin drejtor e ta bëj prapë. Po A.K.M.A.R. duhet t’i japësh gjithë tenderët pa diskutim. Se jam dhe me Fevziun këtu, se dëgjoi dhe kur fola me doktorin. I tha dhe ky madje, më mori telefonin, i tha: “Doktor, të jem unë si ty, tani gjithë rrugët ia jap ose “Bechtel” ose kësaj A.K.M.A.R., se këto i bëjnë shumë të mira rrugët. Këto firmat tona i bëjnë skandal.”
- Po mo Sandër, po i huaj quhet dhe Fahriu, po te mbikalimi i Tiranës mund të thyesh qafën sa herë kalon dhe akoma s’e kemi marrë në dorëzim. Tjetër “Bechtel”, tjetër kjo që do të bësh ti dhe Fahriu. “Bechtel” të paktën bleu kantiere dhe bëri punë. Ju printoni letra nga interneti dhe doni mbi njëqind milionë euro një dorë.
- Ore, e paske seriozisht që s’do të m’i japësh tenderët ti? Unë i q… r… më të mirit, pastaj hyj në tender, e ul gjysmë për gjysmë, as e çaj k… fare, dhe e fitoj. Pastaj i bëj një tel doktorit, ndryshojmë projektin dhe e rrisim fondin. Unë e kam të lehtë, po them ta bëj me ty, të ta di dhe ty për nder, që mos t’i them për çdo gjë doktorit. Ku e çaj k… për ata që kanë firma këtu unë. Ata legenat i vë në rresht kur të dua. As e rruj fare për ta. Ja sa të kthehem dhe flasim. Do t’i them dhe doktorit, të të thërrasim ndonjë ditë, se ke dhe këtë gjyqin nëpër këmbë. Se ky Luli do shpëtojë ore, po ndonjë nga ju të vegjlit do ta hajë, se tani pa gjë s’do dalë gjithë ai gjyq. Se thonë dhe këta të huajt, s’i ka mundësi që s’dënuat asnjë. Nejse, kur të vij në Tiranë, do të të thërras një ditë me doktorin, se ai ka pas respekt për ty, se më ka thënë disa herë. Nejse, shënoje njëherë emrin e firmës, A.K.M.A.R. quhet. Do vijë një djalë nga Kavaja, se atë kemi caktuar si sekser, se harrova, kaluam dhe planin e ndryshimit të parkut kombëtar të Dajtit, se do bëjmë ca vila dhe aty, mund ta shikosh si variant, t’i shpjegon ky çuni po deshe dhe flasim. Hajt se je djalë i mirë ti.

GUSHT

Sandri, bisedë me Metën për qeverinë e re
17 gusht 2009

Sandri e ka mendjen tek Dhërmiu ku mendon se bëhet qeveria e re. Doktori ka një muaj aty bashkë me Ilir Metën, po duket se nuk u rrjedh asgjë për gojët e botës. Telashi më i madh është për Sandrin. Gjithë bota e di se ai është duke bërë qeverinë dhe ai i shkreti nuk di asgjë se çfarë bëhet. E ka marrë disa herë Metën në telefon.
- ǒbëhet andej nga Dhërmiu mo burrë, na thoni ndonjë gjë?
- Asgjë flori, ja plazh këtu me doktorin. Kemi dhe Gramoz Ruçin, por ai s’ka punë me ne.
- Po ç’do bëhet me qeverinë, do hysh apo jo?
- Po ç’të them unë o flori, do hyj për të hyrë, puna është të hyjmë tamam. Po mirë duket puna.
- Po mo po, se fola dhe pak me doktorin, m’i tha ca gjëra, po thashë të të pyes njëherë, a je i kënaqur ti?
- Po i kënaqur jam o flori ç’të të them unë. Në qeveri do hyj, në Kuvend nuk shkoj. Rri të duroj ata legenat e Edi Ramës çdo ditë duke sharë aty…
- E di mo e di, se fola me doktorin, ma tha këtë. Bile më tha forcoje pak këtë grupin e Jozefinës në media, d.m.th pompoje, se grup ka një lesh ajo, janë ca k… ata. Mirë i thashë, po e pompoj unë, po pse na duhet? Sandër, na duhet shumë, tha. Na duhet me kriju idenë që Meta nuk shkon kryetar Kuvendi se nuk do me ikë Jozefina. E kupton vetë ti, s’ka lidhje kjo punë, por duhet ta forcojmë si grup. Më thuaj ca emra nga ata k…, i thashë, se s’di kë të fus në grup të saj. Se ç’më dha një Gëzim Dibra, s’e kisha dëgju kurrë, Paulin Sterkajn, pastaj më tha shto Rusmalin, Strazimirin, Olldashin. I thashë, mos mërziten këta? Jo mo jo, futi se s’thonë gjë ata, tha. I futa në ca gazeta sot, i q.. robt. S’di a e pe? Po shumë mirë bëhet kështu, dhe doktori dakord ishte.
- Tani, unë flori s’kam folë me doktorin për këtë punë, por e kam nda mendjen vet që s’do marr parlamentin, dua të marr një portofol ministrie.
- Po mo po, fola dhe me doktorin unë, dhe ai ashtu tha. Duhet të jetë në qeveri tha, se aty ngjall besim. Tani ç’të them unë, e di vetë ç’të kërkosh ti. Mua kjo e Rrugëve më duhet, o ti, o Lul Basha, se mu q… nëna me këtë Olldashin, s’po më hap rrugë për këtë kompaninë time.
- Po ç’kompani ke ti o flori?
- Kam marrë letrat e një italiani si Fahriu. Tani, ne miqtë e tu një stil kemi. I thashë dhe doktorit, Metës jepi Rrugët se i qan rrugët ai, i thashë. Nuk foli në fakt, po s’ma kundërshtoi. Dhe kur nuk e kundërshton, nuk është keq.
- Tani o flori çfarë të jetë kësmet. Akoma s’kam folur në fakt. Deri më sot dhe kur takohemi, flasim për Edi Ramën. Ka kuriozitet ta njohë si është si tip dhe i tregoj ndonjë skenë. S’kemi bërë ndonjë muhabet tjetër.
- Po mo po, e di, se më thotë çdo natë çfarë bisedoni, prandaj të them çfarë do të marrësh ti, se ja them dhe unë ndonjë gjë që s’ia thua dot ti.
- Po ç’të them unë o flori, ky është viti im tani. Çfarë të jetë kësmet. Ti e di, unë tre- katër vetë kam për të rregulluar nga partia dhe tre- katër miq jashtë saj. Katër ministri do t’i marr, kështu që s’kam ndonjë sherr.
- Po mo po se fola unë me doktorin, më tha katër ministri do t’i jap, s’ka problem, po thashë kë do ti të bësh ministër, se ajo as që diskutohet?
- Po unë këta kam o flori, ja kam këtë Petrit Vasilin, Haxhinaston, vetë, të shikojmë dhe për ndonjë nga këta të pakënaqurit.
- Po mo po, se fola unë me doktorin, këta më tha dhe ai, po thashë mos ke ndonjë ide tjetër se ia them unë.
- Mirë o flori, flasim kur të kesh kohë, se po iki tani se më ka thirrur për një kafe doktori. Do diskutojmë për këtë intervistën e Edi Ramës dhe këtë tezat e Ben Blushit. Të marr pastaj po ka ndonjë gjë.
- Po mo po, se më tha doktori që do pi një kafe me Metën tani, se sa më mori.
- Mirë flori, mirupafshim, tha Meta dhe mbylli telefonin.
Spartak Braho po e dëgjonte i habitur dhe i tha çfarë takimi kishte lënë me doktorin, që e dika dhe Sandri.
- Asnjë takim o Spartak, çfarë takimi, po ngaqë Sandri do të hiqet sikur flet me doktorin, unë ja bëj qejfin se doktori nuk është fare këtu sot.

Sandri interesohet për “borgjezët”, të cilëve u kanë vjedhur vilat në Golem
28 gusht 2009

Një valë e fortë vjedhjesh ka plasur te vilat në Golem. Tre hajdutë profesionistë janë bërë më në fund zhbiruesit e vërtetë të pasurive të borgjezisë së re. Sapo dëgjuan doktorin që në Golem është vendosur borgjezia e re, tre emigrantë që kanë përvojë nga vjedhja e vilave në Itali, iu sulën vilave në Golem. Duke menduar se Sandri është kryeborgjezi, ata kërkuan të dinin se ku e kishte fshatin pronari i TV Klan. Por dikush u ngatërrua dhe në vend t’i çonte te fshati i Sandrit, i çoi te fshati i Marsel Skëndos, që është ish-pronar i TV Klan.
Sandri u shqetësua shumë, kur mësoi lajmin. Me Marselin nuk flet dhe u detyrua të marrë në telefon shefin e policisë në Kavajë.
- Hë mo figurë, ç’ka ndodhur te vilat?
- Shumë problem shef, – i tha drejtori i policisë. – Kanë vjedh vilat e fshatit të TV Klan.
- Jo mor burrë, se ne s’na i ka vjedh njeri, mos ke ngatërruar fshatin?
- Jo mor shef, se unë e di mirë, kam që nga 2000-shi këtu. E di mirë ku ua ka pas dhënë Ilir Meta tokën atëherë që donte mbështetje mos e rrëzonte Fatos Nano.
- Po jo mor k…, se nuk është fshati i TV Klan ai, është i Marselit. Ne jemi më tutje. Po kë kanë vjedhur aty?
- Vallai shefo, hajdutë si këta s’kena pa. Kanë hap dyert e shpive, kanë gjet robt në gjumë, u kanë kontrollu xhepat, u kanë marrë dhe çelësat e makinave dhe në fund ua kanë lënë çelësat mbi kroskot.
- Jo more, qenkan figura këta. Po kë kanë vjedh?
- Vallahi shefo, si me ta thënë, po jena çudit. Kanë hy tek apartamenti i Rezart Taçit. E kan menu milioner, ene kanë pas marrë ilaç me e vënë në gjumë. E kanë hap dritaren, e kanë hedh ilaçin, e kanë kontrollu rehat shtëpinë. E kishin përmbys vallahi, e s’paskan gjet gjë. Ishin nxef shefo, ene kishin shkru te pasqyra “Milioner leshi, s’ke 100 euro cash në shtëpi! B…q…, do blije dhe Bolonjën ti!”
- Ha.. ha.. ha, – qeshi Sandri. – Qenkan figura. Po pastaj?
- Ene pastaj kan shku te makina e këtij Rezart Taçit. E kanë hap krejt dhe kanë gjet një listë që s’e kishin kuptu. Aty shkruhej: “Magazinë 8 mijë tonë krudo. Katër të shitet pa leje”. Më poshtë shkruhej: “Kujdes, “Albpetrolit” 30 milionë euro. Të bëhet kujdes mos na bllokojnë lekët. Punoni në cash me privatë”. I kishin marrë celularin. Kishin pa numrat. Veç me ty i kishte bisedat shefo dhe nja dy drejtorë dogane. Asnji lek s’kishin gjet ene në makinë. Njëri nga hajdutët shefo ishte mërzit dhe i kish bë shurrën në makinë.
Pastaj kishin hy tek ai Mond Leka. Ene tek ai s’kishin gjet asnji lek. Kishin kthy shpinë përmbys, kishin hy te makina, po asgjë. Ene atij shefo i kishin shkru: “Të q…. milionerin, je dhe bankier, s’ke kokërr leku në shpi”.
Po me e bukura shefo ishte që kishin hy te shpia e avokat Bogës. Atij i kishin marrë 300 euro, se aq i kishin gjet. Ene i kishin shkru: “T’i kthejmë prapë po na arrestuan, se do të marrim për avokat.”
- Jo more, po paska qenë gallatë e madhe. Po atë Marselin, s’e kishin vjedh atë?
- Jo vallahi, ene tek ai kishin gjet një listë borxhesh që i ke ti pa i dhënë akoma. Ene kemi frikë mos vijnë nga ty tani. Ne i kena arrestu tri copë, po janë dy të tjerë që s’i kapim dot shefo.
- Çfarë janë këta mor burrë?
- Qenkan dy të fiksuar me vjedh vilën e Fatmir Mediut dhe Delijorgjit, se i paskan bashkë. Na e thanë këta të tjerët, se i shtrëngum në polici me dru. Na thanë: “Kujdes, se e ka radhën Fatmir Mediu, Delijorgji dhe “njo i Salës që ka bo shumë pare”.
- Kush qenka ky “Një i Salës që paska bë shumë pare”? – pyeti Sandri i hutuar.
- Vallahi shefo, s’di kush është, për këtë desha me të pyt dhe ty. Se i Salës vetëm ti je, po ti s’ke bë shumë pare…
- Po pra, ti q… robt, se kështu hapen fjalët kot dhe të vjedhin shtëpinë pastaj.
- Mos u bë merak se u çoj unë fjalë që s’ke pare, se ke ble toka në Dajt.
- Jo vetëm toka mo burrë, po i kam fut në punë lekët, s’jam k… t’i mbaj në shpi në Golem. Vetëm filipinaset kam aty.
- S’ka gjë shefo, se u them unë këtyre që kemi kap dhe këta ua thonë me telefon.
- Shiko, thuaju pak dhe për Fullanin, se e dinë guvernator banke dhe e dinë që i mban lekët në Golem. U thuj s’ka lekë, se dhe shtëpinë në Golem unë po ia bëj pa leje.
- Pa merak shefo.
- Hajt, figurë je. Ja do marr doktorin t’i them që policinë e ke në krye të detyrës. T’i them dhe për ty që je tregu shumë i fortë për këto hetimet e vjedhjes së vilave. Ja se flas tani me doktorin, se më mori pak më parë, po i thashë jam i zënë, se po flisnim bashkë.

SHTATOR

Sandri u shpjegon gazetarëve të rinj të Klanit për Azem Hajdarin
14 shtator 2009

Sandri dje ishte në siklet, meqë përkujtohej 11-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Tentoi të merrte vesh diçka nga protokolli, po s’po i ecte. Porositi TV Klanin të hapej me lajmet për Azemin dhe priti të kishte reagim nga doktori. Ai nuk u bë i gjallë.
Më në fund e mori vetë.
- Doktor, s’di, a i pe lajmet? Me Azemin i hapëm, po kemi nevojë për ndonjë informacion shtesë.
- Sandër, ti e di, ai ka qenë një udhëheqës i madh, një njeri që ndryshoi historinë. E kam pas shumë mik, Sandër.
- E di, e di, po duhet t’u them ndonjë gjë këtyre reporterëve k… që kam. Se njëri më ngriti nervat dhe më tha: “Kush ka qenë ky Azem Hajdari, dhe a ka qenë më i madh se Sali Berisha?” I thashë, në fillim ka qenë më i madh, po pastaj ka qenë Berisha më i madh. Shumë injorant, doktor, s’ke idenë sa injorantë janë. Ngulte këmbë një bibë tjetër që kam aty, se çfarë ka bërë ky Azem Hajdari. Ka përmbysë komunizmin, i thashë, çfarë ka bërë. “Ou, – tha, – pse ky paska qenë presidenti i parë pas komunizmit?!”
Po jo moj bibë, i thashë, se president ka qenë doktori, ky ka qenë deputet i PD.
“Ou, – tha, – pse për një deputet të zakonshëm bëjmë gjithë këto nderime ne? Sa deputetë kanë vdekur, – tha, – s’bën njeri kaq shumë nderime.” ǒt’i bëja, më erdhi ta zija me shkelma, po thashë me vete, pse prish gjakun kot.
- Sandër, ke të drejtë. Këta të rinjtë nuk e njohin, u duhet shpjeguar…
- Po doktor, atë dua dhe unë, t’u shpjegoj se të gjithë më bëjnë një pyetje. Si ka mundësi që ky paska qenë themeluesi i PD, përmbysësi i komunizmit dhe s’paska qenë asnjë ditë ministër? Është një idiote që mbulon Ministrinë e Drejtësisë dhe më tha me qetësi se “Azem Hajdari ka qenë një zero para Bujar Nishanit.” Si moj ka qenë një zero, i thashë, Azem Hajdari është figura më e shquar e PD. Bujar Nishani ka qenë në Shkollë të Bashkuar, ku mbrohej Enver Hoxha me automatik, kurse ky ka qenë me ata që e rrëzuan. “Ehu, ti shef kështu ia fut kot, – tha. – Bujar Nishani është dy herë ministër, ky s’ka qenë asnjë ditë, si qenka më i madh se Nishani ky?! Madje ky as Alibeajt nuk i vjen anash, – më tha. – Do ta ketë kushëri doktori, ndaj e mburr.” Desh e hodha nga shkallët, i thashë, kurvë e mutit, çfarë s’i kam thënë, po janë biba fare doktor. Ndaj më duhet ndonjë pikante që dhe t’i sqaroj, se të rinj janë, s’kanë faj.
- Sandër, bravo, s’kanë faj. Azemi, Sandër, ishte një figurë e madhe. Nejse tani, pse s’u bë ministër apo pse e përjashtova nga PD, këto janë çështje politike, i përkasin së kaluarës. Një figurë e tillë e madhe s’mund të bëhej ministër. Ose president, ose asgjë. Ai mori lavdinë, Sandër, u vra për demokracinë.
- Po mirë doktor, ja këtë po u them. E mirë qenka kjo.
Pas pak Sandri mbledh redaksinë dhe po i sqaronte që ky ka vdekur për demokracinë në PD.
- Më kanë pas thënë që ky Berisha ka qenë diktator në PD, – tha një reportere, – po s’më kishte shkuar mendja që paska pas dhe viktima në luftën për demokraci në PD.
- Po jo moj k…ë, se nuk është vrarë për demokracinë e brendshme, por për demokracinë në përgjithësi. Ai ka pas një varrim madhështor më 14 shtator, po ju nuk e mbani mend.
- E mbaj, e mbaj mend shef, – u hodh një kameraman. – Harrove që shkuam bashkë, morëm në dorëzim Radiotelevizionin që e kishin marrë këta njerëzit e doktorit? S’e harroj kurrë atë natë, kur ti kërkoje paradite ndihmë, se mos na digjte Izet Haxhia me Sali Lushën televizionin, pastaj në darkë, kur e pamë që i vumë para, u q… robt në televizion.
- Lëre mor ti, se ajo kohë ishte, tani po flasim për meritat e Azemit, jo meritat tona. D.m.th., Azemi nuk mund të bëhej ministër apo anëtar Kryesie në PD pas vitit 1992 se ishte figurë e madhe dhe s’mund të ulte veten, të merrte ato poste. Ai ishte lider i vërtetë dhe doktori e sprovonte duke i vënë SHIK-un nga pas, duke i ndjekur vëllezërit dhe duke persekutuar gjithë njerëzit që kishin lidhje me të. Po ai ka qenë një hero dhe triumfonte. I vetmi rast që dështoi ishte para selisë së partisë së tij.
- D.m.th., paska hequr si Ben Blushi nga Edi Rama, – i tha reporterja më e re që mbulon PS në TV Klan.
- Po jo moj k…ë, se Ben Blushi në fund nuk vritet, vazhdon punë.
- Epo kot thoni pastaj që Rama është si Berisha, – ia priti gazetarja.
- Mbylle moj ti se po të q… robt po më zure më në gojë Blushin. Po flasim për Azemin, – tha. – E kuptuat me se do merreni në lajme apo jo?
- Po, – ndërhyri Bejtja. – Ky Azemi i paska pas gjithë meritat dhe s’paska pasur pushtet, dhe këtë duhet ta trajtojmë si precedent historik në PD, që të jetë si shembull që duhet ndjekur dhe nga të tjerët që mendojnë se, duke pas merita dhe duke luftuar, mund të kesh dhe pushtet

Mediu dhe Shkëlzeni, iftar në ditën e 26 të Ramazanit
17 shtator 2009

Ashtu siç e kishte parashikuar dhe Sandri, iftari i shtruar në lokalin “Xibraku” kishte qenë një rast i artë i humbur për Sandrin. Kameramanët që kishin xhiruar planet e iftarit, e tërbuan fare. Filloi t’i shikonte dhe rishikonte planet dhe po i ikte mendja. Ishte një plan fantastik, ku mes kokës së Shkëlzenit dhe Argitës shfaqej në sfond Fatmir Mediu. Pastaj në krah të tyre nga ana e Familjes ishte Elvana Hana. Gjithçka perfekt, sikur aty në krah të Elvanës së paku të ishte dhe ai. Aq duhej që deputetët e Tiranës, që ishin te rreshti përballë, t’i rrinin gatitu çdo mëngjes.
Sidoqoftë filloi t’i rregullonte planet. I tha montazhierit të bënte kujdes të mos i nxirrte fare deputetët e Tiranës.
- Këta b…q mos i nxirr fare, – tha. – Këta janë ca zorraxhinj që shkojnë pas Shkëlzenit dhe Argitës, se mendojnë që po u bënë besimtarë, i kanë me sy të mirë ata. Lëre këtë Mediun vetëm, meqë e ka shok Shkëlzeni. Këta të tjerët zhduki fare. Hiqe dhe këtë Lajla Përnaskën, se duket sikur ka shku me shpërnda prezervativë aty.
- Mirë shef, – tha montazhierja. – Kush është Lajla Përnaska, kjo biondja në krah të Familjes?
- Jo moj se ajo është mbesa, është njeri i Familjes, po kjo biondja tjetër përballë. Atë hiqe.
Ndërkohë që fliste me montazhierin, mbërriti reporteri që do bënte tekstin.
- Shef Sandri, si ta bëj këtë tekstin, se nuk e kam idenë mirë dhe pse bëhet ky iftari?
- Si mor idiot nuk di pse bëhet iftari. Pse bëhet thotë, po s’ka njeri që s’e di pse bëhet. Mua do më pyesësh ti pse bëhet, ti, kur nuk di kaq gjë, ç’do që vjen në punë?
- Më fal shefo se jam ortodoks, ene s’e kam mbajt ndonjëherë Ramazanin.
- Mirë o k…, mirë. Shkruj aty që iftari bëhet nga ata që duan të bëjnë sevap për ata që mbajnë Ramazan. Në këtë rast e shtron Familja, d.m.th., doktori për fëmijët e vet dhe deputetët. Në fakt deputetët nuk mbajnë Ramazan, por meqë mbajnë fëmijët, ata janë të detyruar që si deputetë të Tiranës të shoqërojnë në iftar fëmijët e tij, ndryshe nuk janë më deputetë, ua q… robt ai.
- E kuptova, – tha reporteri, – d.m.th., doktori paguan iftarin për Shkëlzenin, Argitën dhe Elvanën, kurse deputetët kanë shkuar për respekt të fëmijëve.
- E shyqyr që e kuptove, debil, – i tha Sandri.
- Shef, kisha dhe një pyetje. Pse ky Shkëlzeni e bën këtë iftarin në ditën e 26 të Ramazanit?
- Si mo pse e bën në ditën e 26-të, po dihet për të falur zoti ata që e akuzojnë se ka vrarë 26 vetë në Gërdec. Ka dy vjet që e bën këtë dhe ai, dhe Mediu. Sa mbush Ramazani 26 ditë, ata bëjnë iftar për shpirtrat e tyre. Po s’kanë faj mo të shkretët, s’u kanë faj ata atyre që vdiqën. Se janë k… ata dhe s’bëjnë kujdes kur punojnë, nuk është faji i tyre. Ata kishin biznesin e tyre, se është popull k… populli i Gërdecit, ç’faj ka Shkëlzeni me Mediun. Shiko sa njerëz të mirë janë. Shtrojnë iftar për shpirtrat e tyre, mund dhe mos t’i kujtonin fare. Madje Fatmiri, edhe pse nuk është besimtar, shkon rregullisht në çdo iftar të Shkëlzenit. E kam shumë zili për këtë. Madje dhe unë duhet të kisha shkuar.
- Pse shefo, ene ti ke gisht në Gërdec?
- Ik mor ti k…, ça gishti kam unë. Unë kam pas mik Delijorgjin dhe aq. E mban mend kur na vinte në zyrë për lejet e Bashkisë së Tiranës se e kishte shumicën PD më 2006? Ia kishte kref Fahriu 300 mijë euro dhe vinte m’i kërkonte mua lejet. Më jep dhe mua aq, i thashë, dhe i them doktorit. Vura Qirjakon seancën e parë të lejeve të KKRT, e bëri mut Delijorgjin dhe kërkesën e tij për leje. Erdhi pastaj prapë ai si legen edhe më thoshte: “Sahati punon Sandro, mos ki merak”. D.m.th., do vazhdojë puna me të pagume. Pagoi, ia dhamë lejet. Tani që doli kjo puna e Edi Ramës, ia zhytëm atij sikur ia ka dhënë ai, po në fakt unë ia dhashë. ǒlidhje ka kjo me Gërdecin, atij pallatet nuk i kanë rënë o burrë.
- E kuptova shefo, d.m.th., unë ta bëj këtë lajmin që Shkëlzeni dhe Mediu shtrojnë iftar në ditën e 26 të Ramazanit.
- Po jo mor k…, kush ta tha ta shkruash këtë. Këtë ta shpjegova mos ta shkruash. Ti do shkruash që Familja ka shtru Iftar, dhe kanë marrë pjesë dhe ca deputetë të Tiranës. Mos u jep rëndësi emrave të atyre, se popull k… mendon se kanë rëndësi se kanë ngrënë darkë me Familjen. Duhet të isha vetë aty, se dija unë ç’u bëja pastaj. Ik tani, nisu shpejt, bëj lajmin dhe kujdes, nxirr vetëm atë kokën e Mediut mes Shkëlzenit dhe Argitës.

TETOR

Sandri në garë në ballo bamirësie
26 tetor 2009

Javën që shkoi Sandrit i mbeti mendja te balloja e bamirësisë. Iu bë fiksim që Irfani, pronari i “Panoramës” dhe pronari i Ora News blejnë piktura më të shtrenjta se Sandri. Historia nisi me një ftesë të fondacionit të fëmijëve që drejtohet nga Liri Berisha. Nga pronarët e medieve ishin ftuar Sandri, Irfani dhe Ylli. Nga biznesmenët, Samiri, Gimja, Rezarti etj.
Zonja Berisha dhe burri i saj qëndronin ulur, ndërsa do të fillonte ankandi i pikturave dhe skulpturave që do t’u rritej çmimi për të ndihmuar fondacionin e zonjës Berisha. Sandri donte të binte në sy i pari. Sapo u ekspozua një pikturë e zakonshme, nga ato që shkojnë rreth 500 euro, Sandri u ngrit i pari.
- Këtë e dua unë, - tha, - 5 mijë euro.
Organizatorët u qeshën në fytyrë. Çmim shumë i mirë. Fitimi shkonte gati dhjetëfish.
U vendos pak heshtje dhe Irfani ngriti dorën.
- E marr unë dhjetë mijë, - tha.
Pasoi një shenjë e fortë habie nga pjesëmarrësit. Organizatorët dukeshin dhe më të kënaqur. Shkoi në 20 fish fitimi. Sapo Irfani po bëhej gati të ngrihej si triumfator, u ngrit Ylli.
- E marr unë 15, - tha.
Këtu u shuan gjithë zërat.
Sandri u skuq i gjithi nga inati. Nuk e kuptonte dot që Ora News t’ia kalonte dhe në ankand. Ishte shumë i xhindosur me të, sepse, sa herë shkonte te doktori në zyrë, e gjente duke parë Ora News. Një ditë i tha: “ǒe shikon këtë televizion koti?” Por ai ia preu: “Sandër, këtu i marr vesh lajmet, se te ty i di, se i bëj vetë”. Kjo i prishi terezinë fare.
Vendosi të blinte me çdo çmim të dytën. U ngrit nga vendi, shkoi takoi Irfanin.
- Të lutem, mos ma prish pazarin, - tha, - se do ta blej vetë të dytën.
E dyta ishte një po ashtu një pikturë e zakonshme. Sapo filloi ankandi u ngrit Gimja i Red Bullit dhe tha: “8 mijë”. Sandri e pa gjithë inat, ta hante të gjallë.
Pa mbaruar zhurma e duartrokitjeve, u ngrit Sandri.
- Dhjetë mijë, - tha, - dhe s’e luan topi. Ma sill këtu.
U vendos qetësia. Asnjë nuk guxoi të shtonte çmimin.
Organizatorët shndrisnin në fytyrë, pasi çmimi ishte direkt 20 fish. Sandri u çua, e mori dhe po e nxirrte në korridor t’ia jepte shoferit.
- Bravo! - i tha një nga punonjësit e aktivitetit.
- Jo mo, unë u q… robt, i marr të gjitha, po desha me u hap rrugë këtyre legenëve, - tha.
Sapo u kthye Sandri, kishte dalë në ankand një skulpturë. Ishte e një skulptori mesatar dhe emri i pikturës quhej “Bora”. Irfani, sa pa Sandrin, lëvizi nga vendi.
- Shiko, do bëjmë një lojë, - tha. - Ti do japësh një çmim i pari, po jo shumë të lartë dhe unë do ta blej. Se ka emrin e vajzës së Ilir Metës. S’mund ta lë ta blejnë të tjerët.
Ashtu ranë dakord.
Sa filloi ankandi, u ngrit Sandri.
- Pesë mijë dollarë për Borën, - tha.
U vendos heshtje, se dukej qartë që do kishte oferta të tjera. Irfani po bëhej gati të ngrihej gjithë pompozitet të thoshte dhjetë mijë. Kur fare papritur ngrihet Ylli dhe thotë: “30 mijë euro”.
Plasi ilaritet në sallë. Organizatorët shndrisnin nga lumturia. Kryeministri dhe zonja e tij kthyen kokën gjithë respekt. Irfani nuk e duroi dot këtë skenë.
- Prisni, - tha. - 45 mijë euro për Borën.
Pas kësaj pllakosi heshtja. Askush s’kishte më fuqi të paguante më shumë.
Irfani u ngrit, mori Borën dhe ia dha shoferit.
Ankandi vazhdoi. Irfani dhe Sandri u panë në sy që s’do të blinin më.
- Na mori më qafë ky shkërdhata, - i tha për Yllin, - se unë e ti u morëm vesh.
- S’ke ç’i bën, - tha Irfani. - Do ta bëj kaq për Ilirin unë.
Ndërkohë ankandi po vazhdonte dhe po shitej një natyrë e qetë. Sandri dëgjoi se si po grindej Gimja me Samirin kush ta blinte. Në cep të ankandit rrinte i vetmuar, i rrethuar nga tri roje, Rezart Taçi. Kishte zënë një kënd që, nëse filmohej, dilte pas doktorit dhe zonjës Berisha. S’e kishte mendjen fare tek ankandi.
Sandri u afrua ngadalë.
- Ore ti k… do blesh ndonjë gjë apo të të vijnë tatimet nesër?
- Dua të blej Sandër, po janë shumë të lira. Unë s’kam asnjë pikturë nën 50 mijë euro në shtëpi. Po pres sa të mbarojnë këto dhe t’i blej të gjitha çfarë mbeten. Shpresoj të më pranojnë një 200 mijëshe. Dhe nuk i dua pikturat. Le t’i marrë zonja Liri, t’i shesë prapë. Unë thjesht dua t’i paguaj lekët.
- Po ti qenke k...! Po do të paguash vetëm lekët, pse vjen këtu, shko te studioja. Kjo është për të dalë në televizor. Po shiko se mos i gënjen, se këta nuk janë si puna ime që më rren sa herë të teket për lekë. Po nuk i dhe, ke tatimet nesër.
Dhe me sa duket Taçi e rrejti prapë Sandrin, po Sandri nuk e rrejti Taçin.

NENTOR

Sandri, përpjekje për të fshehur Rezart Taçin
3 nëntor 2009

Sandri ka 24 orë që merret me Rezart Taçin. Në fillim e morën lehtë, po u trashën gjërat gjatë rrugës. Sapo doli nga lokali, ku qëlloi botuesin e gazetës “TemA”, Rezarti mori Sandrin në telefon.
- Si je vëlla? Si të kam? Ta kam marrë hakun sot.
- Pse mo figurë, ç’bëre?
- E lamë pa ndjenja në tokë atë që e kruan me mua dhe ty te “TemA”. Ishte dhe ai Bushati, thashë t’i bija dhe atij njëherë, ngaqë ka ik nga ty, po e shmanga.
- Ça thu mo figurë? Qenke i madh vërtet! Ku je tani?
- Tani dola, jam këtu para zyrave të mia te “Sky Towers”, po më dërgo një makinë, se mos vijnë këta të policisë dhe më marrin këta çunat.
- As mos e rruj për policinë fare. Ja i marr unë këta të policisë, u them të të bien këtu tek unë.
- Jo mo jo, se unë iki në Itali, s’ka problem, por kam hall me rujt këta çunat, se janë katër vetë. Njëni prej tyre ka bërë dhe një plagosje, se qëlloi këtë rojën e Lad Kostës. Këtë kam frikë se ma fusin brenda. Dhe ky tjetri ka një hall që po e kapën, i marrin shenjat e gishtave. Kështu që dy s’duhet me i dorëzu. Duhet të dorëzojmë vetëm dy vetë.
- Asnjë mo burrë, kush ia q... robt, pse do t’i dorëzojmë ne ata?! Hajt mos e rruj, se i fsheh unë.
- Jo Sandër, dy i dorëzojmë, s’ka gjë, se u jap rrogë disafish dhe një rrogë burgu dhe të kënaqur janë, s’ka problem.
- Po jo mo burrë, pse për atë b...q... do dorëzojmë dy djem ne? As mos e rruj fare. Flas unë me doktorin. Ja ta marr madje, t’i bëhet pak qejfi. Figurë je Rezo, figurë! E vendose që do ta bësh dhe e bëre. Kushedi sa do jetë gëzu ky Edisoni. Se ai i shkreti me një tollon benzinë e bën një shkrim. Vetëm që e dhjeu fare. Se ti i dhe një tollon të bënte një shkrim si duhej vrarë Mero Baze, ai nga entuziazmi bëri dhe një tjetër çfarë heroi është Rezart Taçi. Ajo qe pak e tepërt, se kuptohej. Po figurë je, figurë! Mos e rruj tani. Ja se flas unë me doktorin dhe të them.
Pesë minuta më vonë e mori përsëri Rezartin.
- Rezi, mos e rruaj fare. Fola me doktorin. Më tha ai që “të mos e pranojë ngjarjen”. “N.q.s., ka pasur 4 bodyguard-ë, dy t’i dorëzojë, - tha, - dy të hiqen si dëshmitarë dhe të tregojnë të kundërtën e dëshmitarëve të akuzës. Vetë Rezarti mos ta pranojë fare që ka pas punë me të dhe të vazhdojë punën normalisht.” Kështu më tha vetë me gojë të tij dhe më tha të të bëj të fala.
- Po ça të bëj unë Sandër, se këta policët nuk dinë gjë dhe kam hall se më ndalojnë?
- Mos e rruj, se me policët po merret vet Lul Basha. Ka dhënë urdhër që asnjë ndalim mos të bëhet pa urdhër të tij, se demek është ngjarje e rëndësisë së lartë. Kështu që ti ik, bë punë, bë qejf, as mos e rruj. Po deshe të ikësh dhe në Itali, ik, po do të kapi shtypi italian andej.
- Jo Sandër, se nuk kaloj dot në pika kufitare, po më shpallën në kërkim.
- Ore ti qenke trap, ti nuk do shpallesh në kërkim në kompjuter, vetëm në deklarata për shtyp. Pse... ne do të shpallim ty në kërkim?!
- Mirë Sandër, ti thua dy të dorëzoj unë? OK. Po më kërkoi ndonjë nga këta policët e komisariatit, si t’ia bëjmë?
- Hapja telefonin, i thuaj mos më ça k…, se vij vetë kur të kem kohë në komisariat.
- Mirë vëlla, ashtu po e bëj, rrofsh. Bëji të fala shefit, i thuj, ma bë hallall, po të hapa ndonjë telash, po ia kisha borxh këtë nder. Dhe, kur ra në tokë pa ndjenja, i thashë: t’i hash k.. Sali Berishës tani. E dhjeva fare. Thuja pak shefit, thuja.
- Hajde figurë, hajde! I madh je! Mirë mo ia bërë. Mos e rruj, se tani e menaxhoj unë. Dhe shefi s’do flasë fare për të. Do bëj një deklaratë kot zëdhënësja dhe aq. Mos e rruj vëlla. Vazhdo punë i qetë. Dhe shiko ndonjë lek, se erdhën rrogat prapë. Për të tjerat mos ça kokë se merrem unë.

Sandri i shpjegon Fevziut ëndrrën me doktorin
27 nëntor 2009

Sandri dje u zgjua i trembur nga një ëndërr e keqe. Çfarë nuk iu përzje bashkë në një ëndërr. Në fillim iu duk se ishte në Levan të Fierit dhe në një sallë të madhe, plot me drita dhe lozha luksoze, kishin futur një njeri të lidhur me zinxhirë këmbë e duar, që bërtiste me të madhe: “Do t’u heq tokën”, “Do t’u heq shtëpinë”, “Do t’u heq dhëmbët”, “Do t’u heq dhëmballët”, dhe turfullonte. Pyeti të zonjën e shtëpisë se kush ishte ky që bërtiste, po ajo se si i humbi nga sytë dhe një zë i tha që është ky burri i vjetër i sëmurë në Levan, që e mban shtëpia lidhur me zinxhirë. Për një moment u qetësua dhe gati po e zinte gjumi, kur ëndrra iu përsërit prapë. Tani tiparet ishin më të qarta dhe salla kishte më shumë dritë. Ai burri po bërtiste sërish i lidhur me zinxhirë: “Do t’iu thyej nofullat”, “Do t’u heq dhëmballët”, “Do t’u nxjerr nga krevatet, do t’u zbuloj jorganin, do t’iu shikoj me kë bëni seks, do t’u tregoj shqiptarëve sa herë e bëni”…
I trembur u kthye prapë nga e zonja e shtëpisë, e cila po i ngjante si zonja Topalli.
- Kush është ky burri që bërtet? - i tha.
- A s’po ia njeh zanin a? - i tha Jozefina dhe uli kokën.
- Po më duket si doktori, ndaj të thashë, - i tha Sandri.
- Ai ashtë Sandër, por duhet me i qit këto kamera për zhelesh përjashta, mos me e pa njerëzia.
- Po çfarë ka, di gjë?
- S’po di mor çfarë ka. Këtë punë kena me ta tash e 13 vite prej kur kam thy kamën e kam hy në pulitikë. Veç hera e parë që e ban këtë marri në sy të botës, se herët e tjera e ka ba ulun ndenjë në zyrë të vet. Aty të paktën s’e merr vesh kurrkush, veç na që na ka ra n’pjesë.
- A të shkoj unë ta zgjidh, - tha Sandri, - se me mua zbutet?
- Jo, mos e ba njat gabim, se del jashtë në rrugë e bërtet. Këtu brenda të paktën ka imunitet.
I lidhuri me zinxhir po shtonte ulërimat.
“Më keni sha familjen, më keni fy gruen, keni fy vajzën, keni fy djalin, më zgjidhni se s’do t’u lë të qetë deri në varr, mua më thonë Sali Berisha, unë e mbaj fjalën, më zgjidhni, më zgjidhni… Isuf Kalo, ku është Isuf Kalo? Për këtë ditë të kam mbajtur, kam kaq vite që të ruaj për këtë ditë, eja më zgjidh, më jep një raport që jam në rregull. Ali Alushani? Ku është Ali Alushani? Ku është ai horr? Isuf Kalon më thërrisni, se ai e gjen atë, ai e di mirë se ç’ka bërë. Ku është? Më zgjidhni, ua tregoj unë qejfin, po s’u theva nofullat, po s’u theva dhëmbët, po s’u shkula dhëmballët, po s’u qetha flokët, po s’u nxora kafkat, më lëshoni”.
Sandri iu afrua, se nuk besonte që ishte doktori, dhe kur iu afrua, nuk ishte ai vërtet. Sapo iu afrua Sandri, u bë paqësor, u transformua në femër, me flokë të gjata biondë dhe i buzëqeshi.
- Si je Sandër? - tha. - Jam Mesila, jam lidhur vetë, dua të protestoj për dhunën ndaj grave.
- Po çdo këtu në Levan moj k…, se thashë kush është kjo që bërtet.
- Po ti e di që në qarkun e Fierit jam deputete, duhet të bëjmë patjetër një protestë. Deri më 8 dhjetor duhet të stërvitemi për protestë. Duhet të lidhemi, duhet të ulërijmë, duhet të bëjmë diçka.
- Po mua m’u duk si zëri i doktorit, ndaj u afrova, - i tha Sandri.
- E bëj unë ashtu zërin me prekë Jozefinën, se me e marr vesh që jam unë, më lë me vdekë këtu, se s’i duron dot femrat. Sandri u afrua t’i hiqte zinxhirët, por ajo iu zhduk nga sytë. Ktheu sytë nga mbrapa të shihte Jozefinën, as ajo nuk ishte. Tentoi të verifikonte dhe një herë sallën, hapi sytë dhe pa që ishte në krevat të tij.
U ngrit i tromaksur nga ëndrra e keqe dhe s’dinte ç’të bënte. Ishte ende herët. I bëri telefon Fevziut.
- Kam parë një ëndërr shumë të keqe, - tha, - më doli gjumi që me natë. Pashë në ëndërr sikur doktorin e kishin lidhur këmbë e duar me zinxhirë, si atë arixhiun në Levan që ishte i sëmurë nga mendtë, pastaj m’u bë sikur ishte në parlament, pastaj sikur ishte Mesila, s’e mora vesh.
- Hajt o Sandër mos ça kokë se s’vjen gjë nga ëndrrat.
- S’e ke idenë si m’u përzien Ali Alushani, Isuf Kalo, doktori, Jozefina, zinxhirët..., pu çfarë ëndrre shkërdhatë që ishte.
- Ja të marr një herë këtë Doris Packun në telefon, se këto plakat marrin vesh nga ëndrrat, po s’besoj se ka lidhje Sandri, e ke nga intensiteti i madh i punës. Hajt ikim këtë weekend gjëkundi o burrë, marrim dhe Gimen e Samirin, ç’do bëjmë këtu. Dëgjojmë këta si zihen kot. ǒna duhet, kushedi si del kjo punë, më mirë të jemi jashtë ca ditë.
- Nejse, akoma s’më besohet që isha në ëndërr, - tha Sandri, - tani po e kuptoj pse më ka ndodhur. Paskam lënë televizorin hapur gjithë natën dhe këta k… e mi e paskan dhënë disa herë fjalimin e doktorit për t’i bërë qejfin dhe qenka bërë në ëndërr.

DHJETOR

Sandri, i mërzitur se kanë filmuar Lulin dhe Fazlliçin te Mega Tek
10 dhjetor 2009

Sandri dje bëri fjalë me Lul Bashën. Luli i kishte kërkuar Sandrit një nder si njeri që merr vesh nga kamerat, nëse mund të vendoste dikush kamera nga rruga që kalon në Rinas për të filmuar Mega Tek, një supermarket që ai po e hap së bashku me kunatin e vet dhe Fazlliçin te kthesa e Rinasit. Sandri, që i kishte rënë shkurt, i kishte thënë që “nuk filmon dot njeri, mos ça kokë”. Kjo e kishte bërë Lulin të shpërqendruar dhe ka shkuar nja dhjetë herë aty së bashku me kunatin dhe Damirin, sa herë Damiri vjen në Tiranë. Dje dikush i dërgoi fjalë se disa nga vizitat e tyre, së bashku me kunatin dhe Fazlliçin, ishin filmuar. Njeriu që kanë caktuar si administrator u tregon atyre mjediset dhe Basha me Fazlliçin duken të qeshur dhe të lumtur që më në fund ia dolën. Ky është biznesi që donte të bllokonte prokuroria, kur nisën hetimet për Fazlliçin, por doktori ngriti gjithë institucionet në këmbë, derisa ia zhbllokuan. Tani gjithçka po bëhet që gjërat të mbarojnë shpejt dhe të hapet para supermarketit tjetër, që hapet në autostradë. Për këtë supermarket Luli ka nisur punën që në vitin 2005. Madje dhe karburantin, që ishte te rruga, deshi ta prishte, pasi i pengonte hyrjen te ky supermarket, por, pasi u mor vesh me një pagesë, u rregulluan të dy palët.
Dje, kur mori vesh që ishte filmuar, u tërbua dhe mori në telefon Sandrin.
- Po ça më bëre o burrë? Më paskan filmuar. Më tha ky djali që kemi caktuar dhe si administrator e pronar, që na paskan filmuar nga rruga. Po ti më the nuk duket o burrë…
- E mo, mos ça trapin se ua q… robt kush e ka filmuar, se s’e jep dot njeri. S’ka bythë njeri të të bëjë ty gjë, se e shkrij fare, i hedh gjithë policinë në shpinë.
- Po jo mo burrë, se dhe doktori nuk ka qejf të bëjë shumë beteja për këto gjëra. Le se më prishe gjakun, se ma thanë qëparë, para se të mbaja atë fjalimin për adresat dhe nuk isha në terezi fare. Po qe se e pe, gjatë fjalimit më mbahej goja, harroja rreshtat, nuk kuptoja frazat. Nuk isha në terezi fare.
- Hajt mos e rruaj o burrë, se e redaktoj unë fjalimin, japim vetëm një sekuencë.
- Nejse, rregulloje pak, po s’jam në terezi akoma. Kam frikë se do ma përdorë kjo Jozefina në Kuvend o burrë. Se ajo aq do, sa ta marrë vesh që unë me Fazlliçin dhe kunatin jemi filmuar duke inspektuar punimet.
- Po hë o burrë, se nuk e jep njeri, se s’ka bythë ta japë njeri atë. As mos e rruaj fare.
- Kam frikë se do ta japin dreqin. Nejse, merru pak me këta të shtypit mos hetojnë gjë kush qe ai që na ka filmuar.
- Po me kë të merrem o burrë, me Cecën? Ceca e ka mendjen tek ajo punë...
- Nuk e di Sandër, bëj diçka, se jam shumë keq. Kam hall se do ma përdorin këtu brenda. E kupton ti çfarë sikleti kam?
- Ja se flas unë me Cecën, ta pyes me takt një herë.
E mbylli dhe mori Cecën.
Toni i ziles kishte ndërruar. Kishte futur atë bluetooth-in e saj që qarkullon, ku ajo thotë “siç q…et Edi Rama”.
- Ha...ha...ha, Ceca, e madhe je! Po ku e di ti si q… Edi Rama moj? Apo ju veteranet e “Mjaft”-it e dini këtë punë?
- E mo ti, mjaft, vari trapin, se e kam vënë nga inati, se kanë filluar të ma qarkullojnë me bluetooth nëpër gjimnazistë. Të bëj dhe unë sikur e thashë vetë.
- Ceca, shiko, duhet të pyesësh me takt kush e ka filmu Lulin me Fazlliçin te një kthesë në Rinas, aty poshtë po bëjnë një supermarket ata..
- Ua qyqja, po dhe ata rrugëve nëpër kthesa e gjetën ta bëjnë, pak hotele kanë jashtë, kur shkojnë bashkë, Në Rinas gjetën të filmohen?!
- Po jo moj k…, se s’janë kap duke bërë seks, po janë filmu bashkë duke parë një supermarket.
- Ou, po mirë, ça të keqe ka? Vari trapin se paskan parë një supermarket, le ta shohin.
- Po puna është se kanë parë të tyrin dhe duhet fshehur kjo, mos të merret vesh para Kuvendit të PD, se e përdor Jozefina dhe na e heqin fare nga udhëheqja.
- Aha, d.m.th., ta nxjerrim pas Kuvendit…
- Po jo moj k…, s’do ta nxjerrim fare, po gjuaj pak kush e ka filmu nga këto televizionet që të punojmë pak, t’ia marrim.
- Qyqja mo çun. Pse s’thu lypua gjithë operatorëve, derisa të të tregojnë kush e ka bërë? Kam pirë dhe duhan sot, duhet të harxhoj disa sprajte në gojë të më ikë era. Nesër shikojmë e bëjmë.
- A ti je k…, me kë merrem unë. Dhe hallin tim, dhe të Lulit, për qejf e përdor.
- Po përse ta përdor Sandër, për lekë s’të lini radhë ju!

Sandri bëhet xheloz për Gimen e Red Bull-it
14 dhjetor 2009

Sandri u bë dje xheloz për Gimen e Red Bull-it. Ky i fundit ka filluar flet vend e pavend që ka paguar operacionin e doktorit në Vjenë për t’i hequr mishin e huaj nga hunda. Sandri, i cili e di që ky muhabet është shumë delikat, i ka tërhequr disa herë vërejtje. Madje para ca kohësh bëri sherr me të, duke ia bërë të qartë që doktori nuk është si Fatos Nano, që nuk çan kokë për këto gjëra.
- Ore, ti je k.. fare. Mos thuaj lart e poshtë që i ke paguar operacionin doktorit, se do shkosh për lesh. ǒe di ti atë, Fatos Nanon që i tregonte barsoleta, kur u jepje ti pará për në kazino?! Ai të shkrin fare. Aq më tepër që ka qenë dhe me gruan dhe djalin me vete. Thirri pak mendjes, se do shkosh për lesh. Deshe kunatin te Tatimet VIP, ta çoi. Tani mos ha mut të thuash lart e poshtë që e “pagova doktorin, se i pagova operacionin.”
- Jo bre se s’kam fol me asnjë, për kokë të plakës bre, ç’m’i hap këto name tani. Me Samirin kam fol, po ai e di vetë. Dhe një ditë që ishte Mand Duka, i thashë atij se më tha: “Si i ke punët me doktorin, se dua të zgjidhem prapë?” I thashë, mirë i kam, se i pagova operacionin në Vjenë dhe më bëri kunatin drejtor të VIP, dhe tani vëmë ndonjë gjobë te këta që na çajnë trapin. “E mirë, - tha, - shiko mos ia thua me takt këtë punën që do zgjidhem prapë unë në Federatë, mos të më kundërvihet si herën e parë.” Po jo o t’u mbylltë, i thashë, tani ti ke dhe Lefterin në qeveri, ç’punë ka ke ty ai? Pak mafiozë ka rrugëve, i thashë. Janë këta të Edi Ramës, pse ne të Fatos Nanos do ta hamë gjithmonë o? E kaq o byrazer, ku kam fol herë tjetër?
- A ti qenke rrot k… Pse o, ç’do më, ti i ke thënë Mand Dukës, ai Narit, e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Nejse, unë të dola borxhit. Se ju e doni t’ua bëjë si Fatos Nano ky, po ky është njeri serioz. Fakti që të kërkoi t’i paguash operacionin, e bëri, se s’ka lekë, se nuk vjedh, po ju e doni t’u q… robt, t’u marrë dhe qindarkat e xhepit.
- Po jo bre byrazer se s’kam fol me njeri, se më hëngre. Pse, s’e di unë që s’është si Fatos Nano o? Po jo bre, as kam fol për kokë të plakës. Ja, vetëm atë që të rrëfeva. Pse o, s’e di unë që s’është si Fatos Nano? Po është serioz bre. Dhe kur hëngrëm darkë në Vjenë tek ai restoranti, kishe lezet të flisje bre. Njeri me rregulla, me norma. Ai të q.. nënën bre. Pinte një shishe verë e pastaj të shante nga gruaja, nga fisi mbarë. Jo bre, ky qe njeri normal, një llaf të pistë nuk tha bre.
- Mirë, mirë, po shiko rregulloje këtë punë, se i ka shku në vesh që flet lart e poshtë dhe më thirri dje me takt. Më tha: “Ky Gimja, ky biondi, si e ka emrin, se ia harrova, ç’e ka këtë të VIP-ave, që ka qenë në kohë të Fatos Nanos, se e harrova?”
Po kunat e ka, i thashë.
“Shiko, - tha, - se jemi nxituar. I kam thënë të gjobisë këta mafiozët, ka gjobitur vetëm këtë të “Tajvanit”. I kam thënë për të gjithë. Ndryshe të shikojë punën.”
E kuptova që do ta kishe dhjerë ti. Mora Zenin për një kafe, ishte i mërzitur. Tha që “ai Gimja flet lart e poshtë që ka pag

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›