Ndotja e atmosferes Australia vendos taksen e karbonit

Australia vendos taksën e karbonit për të ndëshkuar ndotësit më të mëdhenj të atmosferës. Në reformat më të thella ekonomike të vendit në dekada, Kryeministreja Gulia Gillard thotë se duke filluar që nga viti që vjen do të paguhen taksa për dioksid karbonin e lëshuar në hapësirë pasi sipas saj duhet vendosur një çmim të dioksid karbonit për të krijuar një të ardhme për energjin e pastër. Për shkak të termocentraleve me qymyr Australia mbetet një ndër ndotësit më të mëdhenj në botë.
Gillard tha se 500 kompani, përfshirë kompanitë prodhuese të çelikut dhe aluminit do të paguajnë 23 dollarë australian për çdo ton karbon duke filluar që vitin e ardhshëm, e do të rritet me 2.5 për qind në vit deri më 2015. Sipas Gillard, plani do të reduktojë me 159 milionë tonë ndotjen deri në 2020. Para votimit në parlament kryeministres i duhet të ndërmarrë një fushatë të gjerë për të bindur publikun e gjerë mbi skemën në fjalë.
Përveç BE-së, vetëm Zelanda e Re ka një skemë kombëtare të karbonit. Brenda unionit 27 vendet anëtare të BE si dhe Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, kane detyruar prodhuesit të energjisë për të paguar për emetimet e karbonit, duke nxitur industrinë për prodhimin e energjisë së pastër.
Delina Bitraku