E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puntorët e fabrikës së Tubave në Ferizaj sërish protestuan

Dhjetëra punëtorët të Fabrikës së Tubave në Ferizaj edhe njëherë kanë dalë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke i kërkuar parat që u takojnë atyre.

Sot janë bërë katër muaj që Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë, ku e obligon Qeverinë e Kosovës që brenda kësaj periudhe së bashku me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të zgjidhin këtë çështje, po këtë ditë punëtorët kanë ardhur që të ja rikujtojnë ekzekutivit të vendit këtë vendim të Kuvendit.

Punëtorët nuk përjashtojnë edhe hyrjen në grevë, po që se nuk u jepen parat të cilat i kërkojnë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›