Përmbyset autobusi me pasagjerë, 4 të lënduar
FIER- Një autobus me rreth 50 pasagjerë është përmbysur mëngjesin e sotëm në Mbrostar të Fierit, pasi u përplas me një maune.
Si pasojë e përplasjes, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys në anë të saj. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Lushnje dhe si pasojë e aksidentin mbetën të lënduar 4 pasagjerë, për fat jo në gjendje të rëndë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se
autobusi është i linjës Tiranë-Athinë me targa TR 7214 L.
Në vend ka mbërritur policia e cila ka ndihmuar pasagjerët të dalin nga autobusi, ndërkohë që të lënduarit u dërguan për mjekim në spitalin e Fierit.