Tentoi te fluturoje me pasaporte e vize false
Policia e Kosoves ka ndaluar A. B. i lindur me 1985 nga komuna e Drenasit pasi ai tentoi ta kalonte kufirin me pasaporte te huaj dhe me vize te falsifikuar.
147Me 23. 11 2010 rreth ores 1530 personi i dyshuar A. B. i lindur me 1985 nga komuna e Drenasit ka tentuar qe nga aeroporti 147Adem Jashari148 ne Prishtine te udhetoje per ne Venecia te Italise. Ne kontroll te dokumenteve ne shkuarje ai ka prezantuar pasaporten e Kosoves ne emer te nje personi tjeter dhe ne kete pasaporte gjendej e vendosur nje vize sllovene148 ka njoftuar policia.
147Me te prezantuar keto dokumente ne sportelin e kontrollimit te dokumenteve nga personi i lartcekur zyrtari policor ka dyshuar qe dokumentet e perdoruara nga i dyshuari jane te keqperdoruara dhe gjate kontrollimit dhe verifikimit ne vijen e dyte nga ana e keshilltarit te dokumenteve eshte verejtur se ne vizen sllovene eshte nderhyre ne daten e vlefshmerise148 saktesohet ne njoftimin e policise.
Ne lidhje me kete rast eshte njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorise Publike Komunale ne Prishtine dhe me urdher te tij i dyshuari lirohet dhe lenda vazhdon ne procedure te rregullt.
Sipas statistikave te Policise Kufitare ne aeroportin 147Adem Jashari148 ne Prishtine ne periudhen kohore Janar/Gusht 2010 jane hapur gjithsej 88 raste per veper penale Falsifikim i Dokumenteve dhe 42 raste per kundervajtje Keqperdorim i Dokumenteve.
Dokumentet te cilat me se shumti falsifikohen jane vizat Shengen te vendosura neper pasaporta te ndryshme pasaporta e ish-Jugosllavise leje-qendrimet e shteteve te ndryshme.
Shteti ne te cilin me se shumti synohet qe te emigrohet me dokumente jo te rregullta eshte Zvicra me gjithsej 55 raste.
Policia thekson se fale punes profesionale te Policise Kufitare ne Aeroport eshte arritur identifikimi i ketyre dokumenteve te falsifikuara dhe ndalimi i perdoruesve te tyre duke ngritur edhe imazhin e vete aeroportit 147Adem Jashari148 ne Prishtine.