E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyset zetori me grurë, dy të rinj rëndë në spital

Aksidenti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm në unazën jugore të qytetit, ku mbeti i plagosur një 50-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë lokale mësohet se shkak i aksidentit ka qenë përplasja e një automjet tip "Fuoristradë" me targa greke, me një motorçiklete, ku mbeti i plagosur drejtuesi i ciklomotorrit, 50 vjeçari Nazar Tana, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë që në vendngjarje, Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, Ilia Cela, i dyshuar si shkaktar i aksidentit

Ndërkohë, pasdite në fshatin Cerrage të Belshit, është përmbysur një mjet bujqësor, zetor me rimorkio, pa targa i cili ishte i ngarkuar me drithëra (grurë). Drejtuesi i zetorit ka qenë 16-vjeçari shtetasi M,K.

Si pasojë e përmbysjes kanë mbetur të dëmtuar rëndë, drejtuesi i mjetit si dhe një 17-vjeçar shtetasi K.Z, që të dy banues në fshatin Cerragë. Drejtuesi i mjetit M.K, u dërgua ne Spitalin e Lushnjës ndërsa shtetasi tjetër K.Z, është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

                                                                                             2012-06-28 16:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›