E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete, vdes një grua

Policia lokale bëri me dije se një mjet tip “Pezho” " me targa greke që drejtohej nga Anastasia Stavralidhu nga Selaniku u përplas me mjetin tip "Volsvagen" me targë AA 293 AL që drejtohej nga shtetasja Dorina Neni, 30-vjeçe.

E plagosur më rëndë ishte shtetasja shqiptare e cila përfundoi në spital me plagë të rënda. Pas tre orësh, ndërroi jetë në spital. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet. Paraprakisht, thuhet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses shqiptare të automjetit. /Start/

                                                                                             2012-06-29 08:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›