E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reforma zgjedhore të përmbyllet me konsensus të gjerë”

Ai kërkoi që zgjidhja të jetë e qëndrueshme dhe të jetë e mbështetur nga të gjitha palët.

"Nxis drejtuesit politikë që të arrijnë marrëveshje për çështjet ende pezull, identifikimi, numërimi, administrimi dhe ankesat në zgjedhje. Edhe përfundimi në kohë është i rëndësishëm për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, rekomandimet duhen zbatuar plotësisht për të treguar atë vullnet politik që është i dëshirueshëm nga ne. Inkurajojmë Kuvendin të gjejë një përfundim për reformën zgjedhore sepse koha po mbaron. Të gjitha partitë të përfshihen për të gjetur dhe zbatuar një zgjidhje të qëndrueshme”, tha Wollfarth në një aktivitet për shoqërinë civile.

Sipas tij, për reformën zgjedhore duhet të ketë konsensus sa më të gjerë. “Reforma zgjedhore duhet të ketë konsensus politik më të gjerë për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme që ti rezistoj kohës. Nuk mund të ndodhë që pas çdo zgjedhje të ndryshohen rregullat. Nuk mendoj që kjo është e shëndetshme, rregullat e qëndrueshme do ti shërbejnë më shumë qytetarëve dhe aspiratës së tyre evropiane", shtoi ai./Start/

                                                                                             2012-06-29 16:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›