“Rishkrimi i historise eshte domosdoshmeri"
Pak kohe pas ardhjes ne krye te Institutit te Letersise, Enver Muhameti tregon projektin per rishkrimin e Historise se Letersise Shqipe. Jo vetem qe do te kete kritere te reja shkencore, por do te jete edhe nje histori gjitheperfshirese. Studiues te letrave nga te gjitha trojet shqiptare do te jene pjese e rishkrimit te letersise shqipe.
Z. Muhameti, ka nje projekt per rishkrimin e historise se letersise shqipe, c'permban ai?
Eshte nje faze parapergatitore, por ajo cka bera une me te ardhur ne kete detyre, ishte qasja ndaj ketij projekti per rishkrimin e letersise shqipe, pasi eshte nje domosdoshmeri sepse te gjitha tekstet e derisotme jane tejkaluar. Por ajo do te jete mbarekombetare, pas do te hartohet nje histori ne te cilen do te mbizoteroje prirja konvertuese. Sic nuk jane perfshire ne tekstet tona te historise do te jene te perfshire te gjithe autoret e ndaluar, te anatemuar... autore te tille, si Fishta, Konica, Skiroi, Bilal Xhaferri, Camaj, Kuteli, Poradeci apo edhe te tjere.
Flasim per nje rishkrim te historise, mbajme parasysh edhe kritere te reja shkencore per trajtimin e saj?
Ky eshte edhe thelbi i rishkrimit, perdorja e kritereve te reja shkencore, estetike dhe teoriko-letrare, qe te beje te mundur rivleresimin shkencor, duke nisur qe nga letersia e vjeter edhe per periudhen parashqipe, per te mberritur deri ne veshtrimin panoramik te letersise pas viteve '90-te. E nje tjeter parim shume i rendesishem eshte ai i mos perjashtimit.
Kush do e shkruaje kete histori?
Do te jete nje grup autoresh, si nje projekt qe do te shenoje bashkepunimin e madh te studiuesve te letersise. Eshte nje grup i tere qe do te perfaqesoje njerezit me te shquar te letersise shqiptare. Dy do jene redaksite qendrore, ajo e Tiranes dhe Prishtines, per te koordinuar punen edhe per me gjere se kaq. Nga mbledhja e fundit ne Keshillin Shkencor te Qendres se Albanologjise mund t'ju them se, kjo histori me gjase do jete gati per 4 vjet.