E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret ne oborr te shtepise mysafirin

/ /

Sipas policise viktima eshte Petraq Burnazi nga fshati Zvirine ndersa autori i ngjarjes eshte 41-vjecari Arben Dautllari. Ky i fundit mesohet se e kreu krimin ne oborrin e shtepise se tij dhe me pas u vetedorezua. I plagosur mbeti edhe 26-vjecari Marsel Dautllari. Sipas policise se Korces viktima u gjet i pajete ne oborrin e shtepise se Arben Dautllarit. 41-vjecari e ka pranuar autoresine e krimit ndersa ka pohuar se gjithcka kishte ndodhur ne gjaknxehtesi e siper pasi vrasja nuk kishte qene e paramenduar. Mesohet se ne vendin e ngjarjes ne kushtet e erresires policia ka gjetur vetem nje gezhoje por dyshohet se Dautllari te kete qelluar disa here me armen automatike kallashnikov. Dyshimi i eksperteve te kriminalistikes lidhet edhe me faktin se si pasoje e kesaj ngjarjeje ka mbetur i plagosur edhe 26-vjecari Marsel Dautllari i cili ka qene i pranishem kur eshte qelluar me arme automatike. Nga hetimi i kryer rezultoi se gjithcka kishte ndodhur pas nje bisede midis autorit e viktimes pasi ata ishin miq me njeri-tjetrin. Madje burime te policise bene te ditur se Dautllari dhe Burnazi kishin pasur njohje prej vitesh. Sipas te dhenave ata jane takuar pasditen e djeshme ne prani te Marsel Dautllarit kusheri me autorin per te biseduar per shitjen e disa pellumbave. Pasi jane takuar fillimisht ne banesen e viktimes ne fshatin Zvirine ata kane filluar te konsumojne edhe pije alkoolike. Ky ka qene edhe shkaku i fillimit te grindjes mes tyre. Policia beri te ditur se krimi dyshohet te kete ndodhur ndersa autori e viktima kane qene ne gjendje te dehur. Policia sqaroi se ne bisede e siper ndersa pinin raki Burnazi e ka goditur me grusht 41-vjecarin Dautllari. Ky i fundit eshte larguar ne fshatin e tij Sovjan por sipas policise efektet e pijes kane bere qe Petraq Burnazi bashke me Marsel Dautllarin te shkojne ne banesen e 41-vjecarit per tu sqaruar. Kur ata kane thirrur te zotin e shtepise ky ka dale nga banesa me nje arme automatike ne dore. Te frikesuar nga pritja me arme dy mysafiret kane tentuar te largohen por rane viktima te armes se zjarrit. Per pasoje 33-vjecari mbeti i vdekur ne vend ndersa Marsel Dautllari u plagos rende.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›