Identiteti lakuriq sipas Xhovalin Delise
Nuk e di prej cfare gjeje jam bere e as ne cfare do te shnderrohem por nuk kam harrur nga vi e jam i vetedijshem ku gjendem. Ndersa procesi i globalizimit tenton te gllaberoje cte munde te sheshoje kultura tema qe diskutohet me se shumti e me te madh eshte ajo e identitetit. eshte identiteti si manifestohet ai tek nje njeriu... Jane perfshire ne kete debat politologe shkrimtare e artiste te fushave te ndryshme. Nuk i ka shpetuar kesaj ngasjeje as artisti Xhovalin Delia i cili zhvillon ne nje nga kryeqendrat kulturore italiane ne Firence video-performancen e tij Identitet Identita nen kujdesin e kuratores Patrizia Landi. Qysh ne posterin e performances se tij Delija provokon. Teksa shfaqet vete ne portret duke kafshuar nje molle pjesa tjeter e trupit i takon nje femre qe mbulon me duar lakuriqesine e saj. Nje imazh qe vjen qysh nga mekati i pare qysh kur Eva kafshoi mollen dhe me pas u tremb nga lakuriqesia e vet. Delija nuk ka frike nga prejardhja e tij perkundrazi sic thote edhe vete e ben te sigurt dhe enderrimtar. Madje e ka edhe shume te qarte se ku ndodhet dhe e quan veten me fat. Por ne video-performancen e tij ai ngre pyetjen se cfare fshihet pas veshjes qe njerezit i bejne vetes. Kete kerkim te vetin mbi ceshtjen e identitetit ai e ndan me publikun italian ne studion e tij te artit qe ndodhet vetem pak hapa larg Davidit te Michelanxhelos. Fjala identitet eshte nder fjalet shume te lakuara e pak te saktesuara. Nje nder perkufizimet e shumta qe jane bere per te percaktuar identitetin e nje personi eshte bashkesia e shenjave fizike si forma e hundes e vesheve ngjyra e syve dhe e flokeve shtati defektet fizike e mbi te gjitha defektet nacionale thote Delia duke shpjeguar pse ia nisi te krijoje kete video-performance. Sipas tij termi identitet ka filluar te perdoret me se shumti ne koherat e levizjeve te medha kur flitet per te ardhurit per te tjeret te drejtat e te cileve jane te limituara. Paralelisht per identifikim nocioni identitet ne shoqerite e sotme postmoderne perendimore shenon nje vije demarkacioni midis te huajve perkufizuar nga qytetaret vendas me nje term percmues extracomunitar vazhdon Delia teksa shton se per te konfirmuar identitetin e X personi a nuk do te ishte e mjaftueshme karta e identitetit ku gjendet emri te cilit i korrespondon nje fotografi e individit me identitet X E nese fytyra e individit X rezulton e ribere Ne baze te perkufizimit te identitetit i bie te jete problem dhe i madh bile por ne fakt nuk eshte i tille perkundrazi... Pas debimit nga kopshti Eden thuhet se cifti i ndeshkuar papritur filloi te ndjente lakuriqesine e nuk vonuan shume te mbulohen me rrecka e pecka nga turpi... turp nga se e prej kujt Kur jemi vetem pasi jemi siguruar qe nuk na pergjon askush nga vrima e celesit zhvishemi e me shume qejf bile edhe para pasqyres. Ne publik nuk mund te benim te njejten gje perkundrazi kur gjendemi zbuluar d.m.th. te zhveshur para syve te tjereve per te shpetuar fytyren cuditerisht si grate ashtu edhe burrat mbulojme organet gjenitale. Nese te dy palet njihemi nga fytyra perse valle mbulojme hallatet Kush eshte identiteti yne i vertete ajo qe fshihet pas gjethes se fikut apo ajo e ekspozuar mbi lifting pyet Delia.
Alma Mile