Akuzoj Tritan Shehun si politikanin e pare homofob
NgaKRISTI PINDERI
Ne diten nderkombetare kunder HIV/AIDS nenkryetari i Komisionit per Punen eshtjet Sociale dhe Shendetesine z.Tritan Shehu u shpreh para anetareve te komisionit dhe medias se homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekesore per ceshtje hormonale ashtu edhe nga ana psikologjike. Per kete deklarate e cila mbeti pothuajse ne hije diten kur u tha une akuzoj z. Tritan Shehu se permes deklaratave te tilla dekurajon dhe keqinformon nje popull te tere dhe per kete duhet te jape sqarime e llogari. Si nje aktivist per te drejtat e njeriut te cdo njeriu - qofte homoseksual apo transgjinor apo lesbike apo biseksual apo heteroseksual - ndihem i turperuar qe me duhet te akuzoj jo nje qytetar...
te zakonshem te painformuar por nje mjek ne profesion nje politikan te vjeter e nje perfaqesues te popullit ne Kuvendin e Shqiperise.
Ndihem i turperuar sepse nuk do di si tua shpjegoj te gjithe qytetareve te informuar e te kulturuar faktin se si ka mundesi qe nje person me atribute te tilla publike e politike si z.Tritan Shehu ende nuk e di qe te detyrosh homoseksualet te trajtohen me ilace hormonale eshte nje krim i mirefillte. Keshtu kane bere fatkeqesisht shume prinder shqiptare me femijet e tyre duke paguar shuma te majme ne doktore pa emer pa etike e pa dinjitet
Ne vitet 50-te e 60-te ne SHBA u vrane dhe u sakatuan mijera homoseksuale permes nderhyrjeve kirurgjikale direkt ne tru
Lobotomia quhej ajo praktike vrastare ne baze te se ciles kirurgu i fuste ne tru nje tryele elektrike pacientit duke menduar se ne ate menyre po e sheronte. Praktika ne fjale u konsiderua si e perbindshme dhe detyrimisht edhe e paligjshme nga organizatat mjekesore dhe nga shteti amerikan pak me vone pasi ne fakt permes asaj praktike njerezit e mjere sakatoheshin per gjithe jeten dhe shume prej tyre nuk dilnin dot te gjalle nga salla e operacionit. Mbi te njejtat mendime te gabuara zhvillohej atehere edhe teoria e mjekimit te homoseksualizmit permes injektimeve hormonale qe ne fakt nuk benin asgje vecse tronditnin shendetin fizik mendor dhe psikologjik te homoseksualeve.
Kjo praktike ndikoi me se tepermi qe homoseksualizmi te shpallej fillimisht ne SHBA si dicka qe nuk mund te quhet semundje. E qe pas SHBA-se edhe Organizata Boterore e Shendetesise ta hiqte ne menyre zyrtare nga lista e semundjeve fizike apo psikologjike homoseksualizmin.
E akuzoj z.Shehu publikisht si nje person homofob e ti kujtoj se homofobia eshte ne vetvete nje shqetesim qe duhet kuruar permes informacionit e pse jo ne disa raste edhe permes konsultave psikologjike
E akuzoj gjithashtu z.Tritan Shehu se ne kundershtim me direktivat e grupit parlamentar te cilit i perket ne muajin shkurt te ketij viti e gjymtoi ne komisionin qe drejtonte vete atehere Ligjin Kunder Diskriminimit. E sakatoi madje dhe beri te pamunduren qe te kalonte ne nje forme te tille qe te ishte i pazbatueshem. Isha i pranishem vete ne mbledhjen e komisionit kur z. Shehu kerkoi qe ligji te kalonte e te miratohej pa miratuar bashke me te krijimin e institucionit te pavarur te Komisionerit Kunder Diskriminimit ne menyre qe ligji te behej nul.
Mirepo po ate dite me 14 shkurt 2010 kryeministri Berisha shume me i informuar dhe me i ndergjegjesuar se z. Shehu e riktheu ne seance plenare ligjin ne fjale ne ate kohe ishte ende projektligj ne ate forme qe eshte edhe sot.
E akuzoj z.Tritan Shehu publikisht sot se ka shkelur Ligjin Kunder Diskriminimit me anen e deklarates homofobe dhe te papergjegjshme qe ka bere. Ne baze te ketij ligji qytetari Tritan Shehu do te duhet ti pergjigjet pyetjes se pse ka diskriminuar ne Kuvend nje popullate qe i perket nje orientimi te ndryshem seksual nga ai i shumices.
Z.Tritan Shehu mund te kete nje opinion te vetin ne lidhje me homoseksualet por askush nuk mund ti jape atij tagrin per te vendosur nese homoseksualizmi duhet trajtuar me ilace apo me terapi psikologjike. Kete tager ligji ia ndalon madje madje per kete arsye pikerisht ligji e kriminalizon.
E akuzoj publikisht z. Tritan Shehu se vec kesaj ka keqinformuar dhe demoralizuar qindra dhe mijera prinder te homoseksualeve te cilet presin te jetojne te qete dhe te sigurt se askush ne kete shoqeri nuk kriminalizon me femijet e tyre. Nese nje perfaqesues i popullit nje mjek i nderuar e nje politikan i vjeter si z. Shehu ben nje thirrje indirekte per te mbyllur homoseksualet neper spitale cfare do te duhet te bente nje qytetar tjeter i zakonshem shume me pak i informuar se z.Shehu
Se fundmi e akuzoj publikisht zotin Tritan Shehu se permes deklaratave te tilla qe ben ne media ndikon direkt ne keqvajtjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE.
Ligji Kunder Diskriminimit qe deputeti ne fjale tentoi ta sabotonte per fat te mire eshte nje nder te paktat ligje ne korpusin legjislativ te ketij vendi qe barren e proves ia hedh mbi supe te akuzuarit dhe jo atij qe akuzon.Prandaj z.Tritan Shehu nga dita e hene do tju duhet te provoni perpara Komisioneres Kunder Diskriminimit se ju nuk keni diskriminuar askend me ato deklarata. Perndryshe do ju duhet te perballeni me nje gjobe qe cfaredo vlere te kete do te shkoje per te informuar nenat dhe baballaret e terrorizuar te homoseksualeve dhe bashke me ta te gjithe popullin se homoseksualizmi nuk eshte semundje
Drejtor i LGBT PRO Albania dhe Ambasador i PINK Embassy