E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytet edhe autostrada

Emergjenca nga veriu i vendit zhvendoset ne Tirane. Rreth ores 12 te mesdites se te premtes autostrada Tirane-Durres u bllokua per shkak te rreshjeve te dendura te shiut.

Autostrada u mbulua nga sasi te medha uji ne kthesen e Kasharit e cila detyroi policine rrugore te marre masa per te bllokuar autostraden ne te dyja kahet per te shmangur aksidentet e mundshme.

Permbytjet preken dhe Voren ku disa shtepi u rrethuan me te pakten 50 centimetra uje dhe rrezikojne shembjen per shkak te rreshkitjes se dherave.

Ne momentin e daljes se ujit ne rruge ne mesdite autostrada u perfshi nga kaosi dhe shume prej automjeteve mbeten te bllokuar per tu larguar me pas edhe me ndihmen e policise nga rruget dytesore te autostrades.

Forca te shumta policore u instaluan ne oret e mesdites ne hyrjet e autostrades per te ndaluar drejtuesit e automjeteve te zgjedhin kalimin ne autostrade.

Policia lajmeron te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te perdorin aksin e vjeter rrugor ate te Ndroqit qe lidh Tiranen me Durresin e cila eshte e sigurt.

Situata e rende u krijua paradite edhe ne qytetin e Durresit. Nje stuhi e forte goditi qytetin bregdetar per rreth 30 minuta duke shkarkuar vershimin e ujit ne te gjitha rruget e qytetit.

Ne hyrje te qytetit dhe ne disa lagje periferike niveli i ujit u rrit ndjeshem ne rruge duke paralizuar levizjen.

Permbytja perfshiu edhe disa ndertesa ne katet e para dhe dyqane.

Nderkohe qe eshte nderprere puna ne portin detar per shkak te stuhise dhe eres se forte.

Anijet per disa ore nuk jane perpunuar ndersa nje target linje ka patur veshtiresi te medha ne ankorim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›