E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Prifti Ndryshe nga te janarit

Ish-ministri i Energjitikes Dritan Prifti ka deklaruar ne nje lidhje te drejtperdrejte ne Top Channel se situata e krijuar me permbytjet ne Shkoder eshte e ndryshme nga ajo e muajit janar.

Ka nje diference te ndjeshme tek shkaqet qe sollen kete situate ne janar ne krahasim me kete tani. Nuk eshte se kam informacion per nivelet e prurjeve por duket se dallimi i janarit ishte se ne ate periudhe pati nje fryrje te detit dhe daljes se tij ne toke duke mos lejuar derdhjen e Bunes. Nje fenomen qe nuk ka ndodhur kete here eshte shprehur Prifti.

Ne te dyja rastet ka qene edhe per shkak te natyres dhe neglizhences per nje periudhe shume te gjate. Ajo qe ndodhi ne janar ishte per here te pare dhe pas asaj duhet te ishin nxjerre shume mesime dhe te behej nje plan investimesh per te perballuar situaten theksoi Prifti.

Ish ministri ka deklaruar se pervec KESH-it asnje nga institucionet shteterore nuk ka nderhyre per perballimin e kesaj situate.

Pervec KESH-it asnje institucion tjeter nuk ka bere pune per te eleminuar situaten. Vetem KESH ka shfrytezuar periudhen e veres per te bere thellimin e lumenjve dhe pastruar liqenet prane digave. Asnje institucion tjeter nuk ka bere asgje tha Prifti.

Ne pjesen per te mbrojtur njerezit nuk eshte ndermarre asnje veprim. U eshte premtuar edhe nga kryeministri per te bere nje masterplan per te eleminuar permbytjet ku do te qarkullonin rreth 200 milione dollare por kjo nuk u be asnjehere. Nga buxheti i ketij viiti jane shkurtuar 400 milione euro shpenzime qe do te shkonin edhe per te perballuar kete situate theksoi ai.

Situata ne nivelin qe eshte sot ne Shkoder eshte e zgjidhshme nga nje qeveri qe do ta zgjidhe. Do duhen jo me shume se 120 milione euro per te rregulluar situaten. Nuk ka qeveri qe te lejoje nje qytet te tere te permbytet per nje periudhe kaq te gjate perfundoi ish ministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›