Emergjence civile edhe ne Durres e Lezhe

Pas Shkodres qeveria ka shpallur gjendjen e emergjences civile edhe ne Qarkun e Durresit dhe ate te Lezhes si pasoje e permbytjeve qe perfshine keto dy zona kryesisht diten e sotme.
Dhjetra hektare toke ndodhen nen uje ne Lezhe e Durres.
Nderkohe Bashkia e Sukthit ka kerkuar evakuimin e banoreve per shkak te gjendjes se rende te krijuar ne disa zona si pasoje e rritjes se ndjeshme te nivelit te ujit ne terren.
Edhe autostrada qe lidh Tiranen me qytetin bregdetar u bllokua disa here ne disa pjese te saj per shkak te vershimit te ujit mbi rruge.
Pritet te nise evakuimi i banoreve ne zonat me problematike te Lezhes e Durresit ku pas shpalljes se gjendjes se emergjences civile pritet nderhyrja e forcave te ushtrise.
Situata pritet te perkeqesohet edhe me tej pasi e gjithe zona eshte pershire nga shirat te shumte pasditen dhe mbremjen e sotme fakt qe veshtireson ne perballimin e situates.