Rebelet Pse qendruam ne Kuvend

Eumlshte e papranuenshme per nje deputet qe te bej amendamente dhe pastaj te largohet. Mendoj se ka pasur nje keqkuptim sepse nuk besoj kurre qe grupi i Partise Socialiste do na linte vetem per nje qendrim qe ne e kemi bere publik eshte shprehur Harasani.
Partia Socialiste duhet te tregoje se vec oponences qe i ben mazhorances di edhe te paraqese qeverisje alternative dhe tre rastet me te rendesishme per kete jane buxheti mbrojtja e institucioneve kushtetuese dhe demokratizimi i saj si force politike theksoi Malaj.
Te dy deputetet deklarojne se nuk kane thyer qendrimin e forces politike dhe grupit parlamentar qe ata perfaqesojne.
Eumlshte e qarte kur kerkohet nje qendrim solidar dhe kur kerkohet ky qendrim ne vote qe botohet kunder. Ne kete rast ne jo thjeshte votuam kunder por tentuam qe bashke me koleget gjate gjithe asaj seance te qartesonte se perse eshte e nevojshme dhe e domosdoshme pikerisht ky debat publik se ku po shkon ekonomia e vendit tha Malaj.
Paketa e dy deputeteve socialiste propozonte disa ndryshime te buxhetit ku me kryesoret ishin planifikimi i nje rritje me realist ekonomike dhe uljen e borxhit qe qeveria parashikon te marre vitin e ardhshem. Por mazhoranca i rrezoi amendamentet.
Qeveria pranoi vetem dy nga propozimet e opozites ate te kompesimit te pushteti vendor per pagesen e kasave fiskale dhe nje skedulim me realist te financimeve per investimet publike.
Mendoj se nese do kishin qendruar te gjithe dhe do kishim bere nje lufte me te forte ne parlament ndoshta do ishin kaluar te gjithe amendamentet theksoi Harasani.