E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 2 aksidente, makina në trotuar përplas 2 kalimtarë

TIRANE- Dy aksidente të ndryshme automobilistike janë shënuar brenda pak minutash në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në orën 15: 30 minuta një makinë BMV Seria 3 me targa A 366 DD, ka hipur në trotuar dhe ka plagosur dy kalimtarë. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit 25 vjecar, dhe nga të dhënat e para mësohet se manovra e gabuar e shoferit ka bërë që makina të hipë në trotuar. Për momentin mësohet se dy kalimtarët janë transportuar në Spital Ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Aksidenti i dytë është shënuar pranë kryqëzimit të Vasil Shantos. Dy makina, njëra me targa A124DI ku udhëtonon 4 persona është përplasur me një makinë tjetër me targa TR 4545N. Kjo e fundit më pas ka përplasur dhe një makinë të tretë. që ndodhej e parkuar në trotuar. Policia bën të ditur se shkak I aksidentit mund të jetë shpejtësia me të cilin udhëtoni drejtuesit e automjetit, ndërkohë nga aksidenti ka të plagosur lehtë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›