E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytet fusha e Maliqit, asnjë masë për të evituar dëmet

Prej më shumë se një jave janë rikthyer përmbytjet në fushën e Maliqit, ku më shumë se 2 mijë hektarë tokë janë nën ujë. Pas problemeve me përmbytjet në një nga zonat më problematike në qarkun juglindor të vendit afro një muaj më parë, uji ka mbuluar tokat bujqësore përsëri. Tokat e përmbytura të cilat njihet si toka torifike kanë rënë nga niveli më shumë se 80 centimetra janë duke u rënduar çdo ditë. Reshjet me intensitet të ditëve të fundit kanë

shtuar sipërfaqet. Sipas të dhenve nga burimet zyrtare pranë Bordit të Kullimit në Korçë por dhe zyrtarëve të Komunës Libonik fshatrat e të cilës shtihen në ish tokat e kënetës së dikurshme gjendja paraqitet shumë alarmante, banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar tokat e tyre në pushtetin lokal, ndërsa interesi i strukturave që merren me administrimin e ujërave duket sikur mungojnë. Shkrirja e dëborës e shoqëruar dhe me sasi të mëdha reshjesh shiu ka shkaktuar përmbytjen e mbi 1 mijë hektarë tokë bujqësore e cila nuk mund të përdoret për mbjellje në stinën e pranverës. Fermerët e zonës bëjnë të ditur në ankesat e tyre pranë komunës kryesisht se uji iu ka dëmtuar tokat e mbjella nga njëra anë ndërkohë që mbjellja e radhës bëhet krejt e pamundur. Përveç sasisë së reshjeve duket se një tjetër shkak i këtyre përmbytjeve është dalja e ujërave dhe bllokimi i kanaleve kulluese të zonës. Situata e rënduar në fushën e Maliqit ka ngritur edhe grupe kontrolli për të ndërhyrë në argjinatura dhe diga. Dëmtimi i një argjinature të lumit Devoll në komunën Pojan, disa kilometra larg zonës së përmbytur. Mendohet që dëmtimi i kësaj argjinature mund të rrezikojë daljen e lumit nga shtrati dhe shtimin e përmbytjeve në fshatrat Sheqeras dhe Pojan. Vetëm pak kohë më parë ish kreu i Bordit të Kullimit në Korçë i larguar tashmë nga kjo detyrë Gentian Pere ka dhënë alarmin për gjendjen, ndërsa punohej në terren për mbajtejn në kontoll të lumit Devoll por dhe digave, argjinaturave si dhe pritave të ngritura për këtë qëllim për të evituar brenda të gjitha mundësive përmbytjet masive të tokave bujqësore me një dëm të pallogaritshëm ekonomik. I. Frasheri

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›