Permbytet rruga e Hanit te Hotit bllokohen 70 makina
Qe prej mbremjes se te martes rruga Shkoder-Hani i Hotit eshte e bllokuar dhe dhjetera makina kane mbetur te bllokuara ne aksin nacional. Per shkak te gjendjes se krijuar dje u mblodh edhe Shtabi i Emergjencave Civile. Prefekti i Shkodres Maxhid Cungu informoi perfaqesuesit e Shtatit mbi situaten e krijuar nga reshjet e 48 oreve te fundit ne kete qark. Situata me problematike paraqitet ne rrethin e Malesise se Madhe ne fshatrat Vukpalaj te komunes Kastrat dhe Kamice te komunes Qender si dhe ne fshatin Boge te komunes Shkrel. shte kerkuar nga Emergjencat Civile dhe nga ushtria qe te behet e mundur sjellja me urgjence e disa mjeteve ndihmese per vendosjen e pritave u shpreh prefekti Cungu. Mesohet se ne fshatin Vukpalaj mbi 40 shtepi jane te rrethuara nga uji nga vershimi i perrenjve malore. Gjithashtu mesohet se edhe lumi Perroi i Thate ka dale nga shtrati ne pjesen e poshtme te tij duke bere qe 20 shtepi ne fshatin Kamice te jene te rrethuara nga uji. Te ndodhur para nje fakti te tille Shtabi i Emergjencave ka marre vendim qe te behet evakuimi i banoreve te ketij fshati. Situata eshte tejet e renduar ne kete
zone. Sipas deshmive te banoreve kjo nuk mbahet mend te kete ndodhur keto 50 vitet e fundit.
Vershimi i perrenjve dhe dalja e tyre nga shtrati i zakonshem ka bere qe aksi Shkoder-Hani i Hotit. Ujerat kane shkaterruar edhe uren ne fshatin Vukpalaj. Per pasoje rreth 70 automjete te tonazhit te rende kane mbetur te bllokuara. Ndersa mjetet e vogla deri ne oret e para te mengjesit te djeshem qarkulluan ne nje rruge dytesore e cila kalonte permes fshatit Kalaj. Ne vendngjarje mberriten forca te shumta te policise ushtrise ndermarrjeve te rrugeve rajonale si dhe personeli i firmes qe po punon per ndertimin e ketij aksi. Ata po punojne intensivisht per riparimin e ures dhe kthimin ne normalitet te situates. Po keshtu problematike paraqitet situata edhe ne fshatin Boge te komunes Shkrel ku 150 shtepi jane te kercenuara nga prurjet e lumenjve malore. Burime nga prefektura bejne te ditur se problematike paraqitet situata edhe ne akset e zonave malore. Keshtu aksi Shkoder-Dukagjin eshte bllokuar si shkak i shembjes se ures se Prekalit dhe shkarjes se dherave. Edhe rruget Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth jane te bllokuara nga rreshqitja e dherave. Me gjithe gjendjen e krijuar situata ne kaskaden e lumit Drin nuk paraqet probleme. Po keshtu zona e Nenshkodres edhe pse ka pasur shkarkime nga ana e hidrocentraleve te Komanit dhe te Vaut te Dejes nuk paraqet probleme.
SHKODER/ RITVAN DIBRA