E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi grek sot ne gjykate

/ /

Prokuroria e Fierit pohon se ka perfunduar mbledhjen e provave paraprake ne ngarkim te 53-vjecarit nga Janina dhe ka ngritur ndaj tij akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoja te renda e cila parashikon nje denim jo me te vogel se 5 vjet burg. Prokuroria tha dje se brenda dy javesh do te dergoje per gjykim shoferin Tsogas pasi pritet te perfundojne vetem ekspertizat mjekesore te 40 pasagjereve te plagosur dhe ajo e mjetit si dhe ekspertiza e dokumenteve te sekuestruara per tia bashkengjitur te gjitha dosjes hetimore ne ngarkim te 53 vjecarit. Prokuroria tha gjithashtu se ka bere te gjitha perpjekjet per te perfunduar procesin hetimor ne menyre qe te zhvillonte gjykim te drejtperdrejte. Sipas hetimit Tsogas ishte nisur ne oren 0500 te mengjesit te se henes nga qyteti i Janines drejt Tiranes si pasagjer ne nje nga autobus tjeter te kompanise Ktel Janina per te mberritur ne kryeqytetin shqiptar pak ore me vone ku do merrte autobusin me targe INB 9900 i cili gjate rruges do te mbushej me 49 pasagjere fatkeq. Kompania qe e kishte punesuar ne baze te rregullave te qarkullimit rrugor te dy shteteve Shqiperi e Greqi ka percaktuar qe njeri shofer konkretisht Tsogas do e dergonte autobusin nga Tirana ne Janine ndersa nje koleg tjeter i tij do e merrte aty dhe do e dergonte ne Athine. Koha e punes e llogaritur per secilin shofer eshte 7 ore sipas se ciles rregullat e qarkullimit parashikojne vetem nje drejtues mjeti. Keshtu sipas burimeve nga kompania Alb Trans e cila ishte ngarkuar prej Ktel Janina per te prere biletat ne Shqiperi pohojne se 53-vjecari Tsogas ishte paraqitur ne oren 1515 minuta ne parkingun ku ndodhej mjeti dhe ne oren 1530 ka nisur autobusin ne bulevardin Zogu I per te vazhduar drejt jugut te vendit. Sipas burimeve nga Alb Trans me kete autobus i cili ishte prone e kompanise greke Ktel Janina punonin vetem shofere greke dhe asnje shqiptar. Zyra e kompanise ne Tirane ka konfirmuar se ishin 14 vete qe kishin prere biletat ndersa ne stacionet ne Durres Kavaje Lushnje dhe Fier do te hipnin edhe 35 persona te tjere duke e cuar ne total 49 numrin e pasagjereve. Nje kopje e listes me emrat dhe te dhenat e pasagjereve i ishte dorezuar shoferit qe ta dorezonte ne zyrat e kompanise ne Janine ndersa dy kopje te tjera do i linte ne doganat shqiptare e greke ne Kakavije. Ndryshe nga prokuroria burime nga kompania Alb Trans pohojne se Tsogas ishte nisur nga Janina ne mesnate dhe jo ne oren 0500 te mengjesit. Kjo mosperputhje kohore do te sqarohet nga kwqyrja e sistemit TIMS per te pare oren ne te cilen ka kaluar ne Kakavije 57-vjecari. Nese do te vertetohet se ai eshte nisur me shpejt nga Janina pra ne mesnate Tsogas lehtesohet nga akuza pasi del qe ai te kete pasur kohe te mjaftueshme per fjetur ne Tirane para se te nisej serish drejt vendit te vet. Hetimi

Tomas Tsogas shoferi i autobusit qe u rrezua ne fshatin Fratar te Mallakastres nuk ka pranuar te jape shpjegime rreth akuzes qe i eshte komunikuar. Burime nga hetimi pohojne se prokurorit dhe hetuesit te ceshtjes ai u kishte pohuar se do fliste vetem ne prani te grupit te avokateve qe do e mbronin ate. Tsogas eshte treguar i kursyer ne deklarime rreth ngjarjes ndersa njeri prej avokateve te tij pas takimit me te dy dite me pare pohoi se klientit te tij i kishte prere rrugen nje kamion i ngarkuar ndersa ky kishte manovruar per te evituar perplasjen. Sipas avokatit aksidenti ishte stimuluar edhe nga terreni i lagesht. Ekspertizat

Pas aksidentit te rende qe u kushtoi jeten 9 personave dhe u plagosen 41 te tjere perfshi edhe vete shoferin policia pohoi se nga kryerja e ekspertimit autoteknik te mjetit rezulton se sistemi i drejtimit te mjetit ka qene ne gjendje te rregullt teknike dhe funksionale. Matesi i shpejtesise ka rezultuar funksional dhe shpejtesia e levizjes ka qene rreth 60 km ore. Po keshtu sistemi i frenimit dhe gomat kane rezultuar ne gjendje te rregullt. Segmenti i rruges ishte i vijezuar dhe 6.4 metra i gjere. Shoferi skishte konsumuar alkool dhe levizja e mjetit nuk ka qene ne kushtet e pamjes se kufizuar apo te motit me reshje. Fier nis shperndarja e sendeve te pasagjereve

Policia e Mallakastres pohoi dje se sendet personale te pasagjereve te autobusit te tragjedise se Fratarit u derguan gjate te martes dhe mengjesit te djeshem ne Drejtorine e Policise Fier ku dhe kane nisur tu shperndahen udhetareve qe jane paraqitur vete apo familjareve te tyre. Burime policore pohojne se mjaft prej bagazheve jane demtuar si pasoje e perplasjes se mjetit dhe shiut te rrembyer qe ra per dy dite me radhe por thuajse asgje nuk ka humbur pasi efektivet e policise jane treguar te kujdesshem te mbledhin gjithcka dhe ta hipin neper mjete per ta derguar drejt Fierit. Shperndarja e sendeve personale te pasagjereve do te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme pasi pritet qe te paraqiten edhe familjare apo te aferm te atyre qe humben jeten. f.m Pasagjeret ne prokurori Gjumi i shoferit shkak i aksidentit

FIER - Prokuroria e Fierit ka perfunduar dje marrjen ne pyetje te pasagjereve qe udhetonin me autobusin e tragjedise se Fratarit. Burime prane institucionit te akuzes se qytetit te Fierit pohuan se oficeret e Policise Gjyqesore dhe prokurori i ceshtjes per dy dite me radhe kane marre deshmite e te gjithe pasagjereve gjendja shendetesore e te cileve paraqitej e mire per vete faktin se nje pjese e tyre mund te largohen serish drejt Greqise. Po keshtu edhe te shtruarit ne spitalin e Tepelenes dhe Gjirokastres jane marre ne pyetje nga prokurorite e ketyre qyteteve per llogari te hetimit qe po kryhet ne qytetin e Fierit. Te vetmit qe kane mbetur pa u pyetur jane pasagjeret qe ndodhen ne gjendje te rende shendetesore per te cilet prokuroria pohon se do prese permiresim te shendetit te tyre. Burime te hetimit pohojne se pasagjeret kane treguar se shoferi grek i autobusit Tomas Tsogas ishte pergjumur gjate kohes qe drejtonte mjetin. Sipas tyre ky ishte shkaku i vertete i aksidentit qe pati pasoja fatale per nente prej udhetareve. Madje disa nga udhetaret kane pohuar se ata e kishin vwne re pergjumjen e shoferit por nuk ishin shqetesuar pasi ai kishte nisur te bente muhabet me ata qe ndodheshin ne sediljet e para. Pasagjeret kane mohuar prerazi qe autobusit ti ishte nderprere rruga nga nje kamion qe vinte perballe. Me tej ata kane mohuar qe autobusi te kishte rreshqitur nga lageshtira apo qe shoferi te kishte bere manover te shpejte per tiu shmangur parakalimit te ndonje mjeti tjeter. fa.ma Konkluzionet pas deshmise se shoferit

Prokuroria e Fierit po heton ende mbi shkaqet e aksidentit tragjik te ndodhur rreth ores 2030 te se henes ne Fratar te Mallakastres. Kreu i organit te akuzes Besnik Cani pohoi dje se po behet verifikimi i te dhenave te mbledhura deri tani i deshmive te te plagosurve si dhe i akteve te punonjesve te policise e prokurorise ne vendin e ngjarjes. Kemi marre deshmi te te gjithe te mbijetuarve qe kane mundur te flasin dhe i kemi te gjitha materialet ne dosje. Kemi marre edhe deshmi sic eshte ajo e bisedes me nje femer ne momentet e fundit para renies si dhe ato qe flasin se shoferi kishte bere dy rruge ne te njejten dite nga Greqia ne Tirane e me pas drejt Athines. Megjithate ende nuk mund te dalim me nje deklarate pasi duhet qe te na jape deshmi te plote edhe shoferi i autobusit ka deklaruar prokurori i rrethit i cili drejton dhe hetimet per kete ngjarje te rende. Sipas tij ende nuk dihet se cila nga pasagjeret ka qene duke folur me shoferin por ajo qe dihet eshte se dhe ajo ka mbijetuar pasi pershkrimi i udhetareve nuk i korrespondon ne tipare viktimave.

Fatos Mahmutaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›