E Diel, 1 Nëntor 2026

Rame kur shoferi ktheu koken per te folur me nje grua

/ /

Aktualisht po vazhdon trajtimin nga mjeket specialiste per shkak te demtimeve te marra nga perplasja. Naibja tregon se eshte me origjine nga Vlora por jeton prej kohesh ne Greqi. Ajo kishte hipur ne autobusin e tragjedise ne qytetin e Fierit pasi ne kete qytet kishte takuar dhe te motren e saj. Por ashtu si dhe te tjeret qe kishin ndermarre kete udhetim Naibja nuk e dinte se vetem brenda 2 oresh nga nisja e udhetimit te saj nga Fieri pa mberritur ende ne Tepelene do te perjetonte ngjarjen me te rende te jetes se saj. Pas dy ditesh nga aksidenti 52-vjecarja thote se kujton ne detaje momentet e fundit qe nga bisedat ne autobus friken qe ka perjetuar dhe sekondat e rrezimit deri ne ulerimat e pasagjereve. Por ajo qe nuk i shqitet nga mendja eshte dyshimi qe

kishte gjate atyre 2 oreve se ky shofer nuk do ti conte te gjalle deri ne destinacion.
Zonja Naibe si ndiheni pas dy ditesh nga ngjarja
Shpetuam nga vdekja nuk di them asgje tjeter. Nuk llogarisim dhimbjet dhe ato qe kemi hequr por themi shyqyr qe na shpetoi Zoti dhe njerezit qe erdhen ne nje kohe shume te shkurter dhe na dhane ndihmen e pare.
Ku hipet ne autobusin e linjes Tirane-Athine
Une hipa ne kete autobus ne qytetin e Fierit per te udhetuar drejt Athines. Une jam nga Vlora por jetoj ne Greqi prej vitesh. Nga qytetin e Fierit ndodhet motra ime dhe une erdha te takoja ate e vendosa te nisesha prej ketej.
Ishit e vetme gjate udhetimit
Po kam udhetuar e vetme nuk kisha asnje familjar me vete.
Si e perjetuat ate situate
Edhe tani qe e kujtoj ate qe ndodhi me duket si nje enderr e keqe. Te gjithe i humbem shpresat se do te jetonim. Rame ne humnere dhe ishin te gjitha dyert dhe dritaret e mbyllura. Vetem shoferi nuk e kuptova se si ka dale nga autobusi.
fare mban mend nga ai moment
Perpara se te binte autobusi mbaj mend qe nuk po levizte me ndonje shpejtesi te madhe. Ecte me shpejtesi normale. Ne nja dy vende ku kishte kthesa sikur autobusi po anohej dhe i thashe shoferit do na cosh gjalle deri ne Greqi Gjate rruges bente muhabet me nje grua shqiptare bionde pasi ne vendin ku duhet te ishte shoferi i dyte nuk kishte njeri. Mesuam se shoferi e kishte bere nje here kete rruge dhe ishte shume e veshtire per te qe te udhetonte brenda dites ne te njejtin aks. Thonin qe shoferi eshte i lodhur se ka bere dy rruge brenda dites kishte ardhur nga Greqia ne mengjes e po bente prape rrugen per ne Greqi.
fare pate ju me syte tuaj ne sjelljen e shoferit A te dukej nje sjellje normale
Une me syte e mi pashe qe bisedonte me nje femer shqiptare qe ishte ulur ne vendin e dublantit te shoferit. Nga fakti qe ata llafosnin gjate gjithe kohes une u ngrita nga sedilja e trete ku isha ulur dhe u spostova disa vende me poshte. Nuk mund te them nese shoferi kishte pire apo jo.
Kur filloi te tronditej autobusi kerkuat qe te frenonte
Edhe pse une thashe me ze te larte do te shkojme gjalle apo jo ne Greqi asnje nuk foli pasi dritat ishin te gjitha fikur dhe shoferi po ikte me qetesi nuk po ecte shpejt. Ka qene momental rrezimi ne humnere. Mbaj mend qe ndodhi kur shoferi ktheu koken ne nje moment kur zonja qe ishte ulur ne vendin e pare po bente muhabet. Them se i gjithe faji eshte i shoferit pasi te kthesh koken kur je duke i dhene autobusit dhe ne ate rruge nuk ka kuptim. Beri nje hata te madhe.
Ne castin kur ra autobusi cfare ju kujtohet
Kuje britma te uleritura. Te bertitura te forta se kishte femije dhe autobusi ishte plot. Kishte femije gra e burra njerez hallexhinj qe ishin ne Shqiperi per hallet e tyre. Kerkuam ndihme por nuk na degjonte njeri. Ishim futur si ne kuti ku nuk kishte as dyer dhe as penxhere. Nje person nga fundi doli nga dritarja dhe mesa mbaj mend ishte nje grua me dy femije. Keta te fundit kerkonin njeri-tjetrin dhe therrisnin fort per ndihme. Me kujtohet se njeri nga femijet qe fatmiresisht shpetoi kishte treguar se me pare kishte pare ne enderr nje shofer autobusi me bluze lejla. Dhe kur kishte pare vertet shoferin e autobusit tone nuk kishte dashur te hipte se kishte pare enderr.
Kur nisi operacioni i shpetimit ishit koshiente per ate cka po ndodhte
Edhe pse kisha dhimbje shume te medha u munduam qe te ndihmonim fillimisht njeri-tjetrin brenda ne autobus. Nje djale 20-vjecar kishte dhe nje telefon dhe dike njoftoi. Pak me vone une dola nga autobusi dhe degjoja njerez qe bertisnin e kerkonin ndihme. Por pashe me syte e mi edhe njerez qe nuk leviznin fare e qe ishin gjakosur ne te gjithe trupin. U terrorizova kur pashe nje djale qe kishte koken nga njera ane e autobusit dhe trupin ne anen tjeter. Themi shyqyr Zotit qe nuk pati me shume te vdekur se cfare pame ishte e llahtarshme.

Gjirokaster zbrazet spitali

GJIROKASTR - Ne spitalin e Gjirokastres dje nuk kishte asnje nga te lenduarit e aksidentit tragjik te Fratarit ne Mallakaster. Burime te spitalit pohuan se e vetmja pasagjere ne gjendje me te rende Daniela Papadhaqi eshte transportuar nga spitali i Gjirokastres per ne ate te Janines. Aktualisht ne Janine ndodhen dhe dy prej pasagjereve te tjere Petro Vangjeli dhe Eduard Premci te cilet u transportuan drejt spitalit grek menjehere pas ngjarjes se rende.

Fier 10 persona ngelen ne spital

FIER - Vetem 10 persona kane mbetur ne spitalin e Fierit gjate dites se djeshme. Sipas mjekeve ata kane nevoje per me teper ndihme te specializuar. Aktualisht me rende nga te plagosurit nga aksidenti i autobusit ndodhet Hana Prifti. Edhe femija 6-vjecar Lorenco Hoxha ka kaluar rrezikun per jeten. Gjate dites se marte ne spital ndodheshin 28 persona te plagosur. Vec pasagjereve ne spitalin e Fierit ndodhej dje dhe shoferi i autobusit dhoma e te cilit ruhet nga punonjes te policise.

Percillen ne banesen e fundit at e bije

FIER - Paraditen e djeshme jane percjelle per ne banesen e fundit ne Frakull te Fierit at e bije Alfred e Marjola Guma te cilet ishin 2 prej 9 viktimave te tragjedise se autobusit. Ne ceremonine mortore moren pjese vec familjareve dhe deputete te zones drejtues te bashkise Fier te komunes Frakull si dhe te institucioneve te tjera. Mungonte ne kete ceremoni gruaja dhe nena e viktimave Burbuqe Guma. Ajo u transportua dje nga spitali i Gjirokastres per ne ate te Fierit.

FIER/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›