E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja e Vjoses, demtohen banesat dhe prodhimet

Ujerat e lumit Vjosa po largohen nga tokat e permbytura ne Fier dhe Vlore por demet qe kane lene pas jane shume te medha.
Banoret e fshatrave te permbytur, pervec demeve ne banesat e tyre kane humbur gjithe pasurine tjeter, prodhimet bujqesore, kafshet dhe shpendet. Ky fenomen perseritet pothuajse cdo vit dhe banoret kerkojne ndihmen e shtetit per t’i shpetuar ujit. Drejtuesit e pushtetit vendor thone se shkak per permbytjet jane prishjet e pritave dhe kanaleve kulluese te zones. Sipas kryetarit te Komunes Frakull, cdo vit Vjosa shkateron deri ne 6 ha toke. Ndersa kete here ka shkateruar plotesisht te mbjellat e zones. Disa here i eshte kerkuar qeverise te nderhyet por sipas komunareve nuk eshte dhene asnje ndihme ata mohojne te jene dhene edhe demshperblime. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›