E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frike neveri dhe turp

/ /

NgaERMAL HASIMJA

Zgjedhjet e parakohshme nuk do te perbenin ndonje drame. Por ajo qe do te perbente drame do te ishte zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme nen trysnine e dhunes se njeanshme ose te ndersjelle. Ne radhe te pare sepse cilido qe eshte i gatshem ta marre ose mbaje pushtetin me dhune nuk e meriton ate. Gjithashtu sepse ne kushtet e nje shoqerie te marre peng nga turma injorante e klienteliste te majta e te djathta cilido do te mund te pretendonte neser te legjitimonte marrjen e pushtetit perseri me te njejten menyre. Ne Shqiperine tone nuk eshte e veshtire te nxjerresh ne rruge aq njerez sa duhen per te djegur nje qytet te tere.
Ne deklaratat e djeshme Rama dhe Berisha u perpoqen te tregojne sa te forte jane. Kete e dime. Ajo qe nuk na u tregua eshte gatishmeria per te bere dicka ose qofte edhe dicka me teper sesa ajo cfare u be meqenese duket qarte se nuk ishte e mjaftueshme per te shmangur tragjedine. Z.Berisha na tregoi ate qe e dinim se ka ndermend te reagoje ndaj dhunes se protestuesve. Ndersa z.Rama na tregoi se nuk do te heqe dore nga protestat. Madje deklaroi kalimthi edhe se do te organizoje protesta paqesore duke na deshmuar se kush eshte personi qe vendos ose minimalisht bashkevendos per kontrollin e dhunes ose paqesise se protestes ndryshe nga sa pretendonte me pare.
Problemi me i madh ketu eshte se dhuna e djeshme ishte pergatitur. Te gjithe e ndjenin dhe e prisnin. Askush nuk mund te shfajesohet duke bere si i befasuar pavaresisht se nje fije arsyeje na thoshte se nuk ka kuptim te shkohet deri ketu. E megjithate ndodhi. Nese deshiron ti qendroje besnik qendrimit te tij z.Rama ka dy mundesi ose te terhiqet nga pretendimi i vjedhjes se legjitimitetit ose te ftoje njerezit per kryengritje te armatosur me pretendimin se qeveria nuk eshte legjitime ose me sakte ti ftoje per lufte civile. Gjithcka e mesme eshte fshehje e qendrimit te vertete. Dalja jashte kontrollit e turmes nuk eshte justifikim. Askush nuk ka te drejte morale te organizoje nje proteste shtepi me shtepi nese nuk eshte ne gjendje ta kontrolloje me pas ne shesh. Dhe aq me pak kur e di paraprakisht qe nuk do ta kontrolloje dot.
Nga ana e tij z.Berisha ka rastin te mase pasojat e paaftesise ose mosvullnetit per te organizuar jo thjesht zgjedhje formalisht apo kryesisht te lira por zgjedhje tej cdo dyshimi. Zgjedhje korrektesia e te cilave nuk matet me perqindje por me teresi.
Te gjithe e dine tashme se cfare ndodhi si ndodhi ku ndodhi dhe cilat ishte kushtet paraprake qe bene qe te ndodhe. E megjithate te dy palet nuk kane ndonje gje per te propozuar per shmangien e tragjedise. Nese Rama dhe Berisha u permbahen premtimeve te tyre ne Tirane do te plagosen dhe vriten serish njerez. Njerez qe kur te dalin nga shtepia ne mengjes do ta ndiejne rrezikun por do te mendojne se viktima do te jete gjithmone dikush tjeter. E verteta eshte se viktima jemi te gjithe. do shqiptar mbi 25 vjec ka ndier dje pasdite te njejten perzierje frike dhe neverie qe ka ndier ne mars 1997 apo shtator 1998. Dhe turp shume turp

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›