E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytja në Nënshkodër, banorët në protestë

Gazeta Shqip

Dëmshpërblimi 

Një përfaqësi e banorëve të fshatit Trush në Nënshkodër kanë zhvilluar dje paradite një protestë paqësore për mungesën e dëmshpërblimit për dëmet që krijoi përmbytja e fundit në muajin nëntor të një viti më parë. Protestuesit kanë qëndruar në anë të rrugës nacionale Shkodër-Velipojë dhe kanë kërcënuar se nëse nuk jepen paratë do të bllokojnë aksin që të çon për në plazhin e Velipojës. Pasi kanë qëndruar disa minuta pranë rrugës nacionale, protestuesit janë shpërndarë të qetë. Tubimi është mbikëqyrur edhe nga forcat e rendit, të cilat vëzhgonin veprimet për një bllokim të mundshëm të rrugës. Frika për ndalimin nga policia ka sjellë që banorët të jenë të paktë në numër, pasi në një tubim të mëparshëm dhjetëra prej tyre janë arrestuar. Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që banorët e fshatit Trush dalin në protestë për të kërkuar paratë e dëmit të shkaktuar nga përmbytja. Vërshimi i ujit në Nënshkodër në nëntor të vitit 2010, që u cilësua si katastrofa me e madhe natyrore në 150 vitet e fundit në Shqipëri, përmbyti mbi 8 mijë banesa, 16 mijë ha tokë e 35 mijë gjë e gjallë ngordhi, duke shkaktuar një dëm prej 30 milionë dollarësh, dëm i cili ende nuk u është kompensuar banorëve të Nënshkodrës.

Përmbytja në Nënshkodër, banorët në protestë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›