E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytja,PS:Implikim të njerëzve të Berishës

Ka vetëm një arsye që u përmbyt Shkodra: Korrupsion me shit-blerjet e energjisë elektrike, ku janë të implikuar njerëzit e kryeministrit. Kështu u shpreh sot deputetit socialist, Taulant Balla në vijimësi të denoncimit të opozitës për përmbytjet në qytetin verior.

Më tej ai shpjegoi se ka katër indikatorë që përcaktojnë vendimmarrjen në çdo kaskadë hidroenergjetike:Moti: Reshjet dhe temperaturat; Prurjet; Prodhimi; Shkarkimet

Më pas Balla shtron pyetjen se çfarë ka ndodhur në kaskadën e Drinit, duke argumentuar se "KESH kishte informacion të plotë që në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit dhe dhjetëditëshin e parë të janarit, do të kishte reshje, do të kishte temperatura pranverore që shkrijnë dëborën e maleve".
"Temperaturat në datën 23 në Kukës dhe Shkodër do arrinin në 15 gradë celsius, temperatura të mjaftueshme për të shkrirë sasi të mëdha dëbore. Kësisoj brenda katër ditëve prurjet në Fierzë u trefishuan. Këtu kanë hyrë në lojë interesat e familjes Kryeministrore. Sepse në një kohë që prurjet trefishohen, ulet me katër herë dhe pesë herë prodhimi i energjisë", u shpreh Balla.
Sipas deputetit të PS-së në këtë ditë në vend që uji të shkarkohej duke prodhuar energji, Sali Berisha dhe Dritan Prifti vazhduan të mbledhin edhe më shumë ujë, duke ulur prodhimin e energjisë, ndërkohë që vazhdonte importi."Sali Berisha dhe Dritan Prifti, kanë ulur me qëllim prodhimin për përqindjet e tenderëve të blerjeve të energjisë.
Kjo është e vërteta e përmbytjeve. Shkodrën nuk e mbyti zoti, po robi Sali", theksoi më tej Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›