Fier, vdes në radhë për pasaportën 42-vjeçari

Radha pa fund dhe pritja e stërgjatur për tërheqjen e dokumenteve të reja të identitetin, ka shkaktuar viktimën e parë në rrethin e Fierit.
Një 42-vjeçar nga Fshati Gerishovë, Komuna Cakran, ka humbur fillimisht ndjenjat dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Mësohet se viktima është Marko Beshaj, i cili ka qenë në radhë për marrjen e pasaportës biometrike të të birit.
Dëshmitarët okularë, në vendngjarje thanë për "Ora News" se 42-vjeçari kishte më shumë se një orë në radhë, në momentin që ka humbur vetëdijën.
42-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur të rezistojë. Ai ka ndërruar jetë, vetëm 10 minuta pasi mbërriti në spital.
Ndërkaq, sipas burimeve nga spitali i Fieri, mësohet se 42 vjeçari ka pësuar atak kardiak, ndërsa shkak dyshohet lodhja dhe pritja.
Ndërkaq, burime familjare thanë për "Ora Neës" se 42 vjeçari nuk ka patur më parë probleme shëndetësore.