E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai Do luftojme korrupsionin

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka thënë fjalën e hapjes në një konferencë të madhe të donatorëve në Tokjo me zotimin se do të luftojë korrupsionin në vend dhe me paralajmërimin se paqëndrueshmëria në Afganistan kërcënon të githë botën. Në konferencë merrnin pjesë zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, e cila gjatë qendrimit të saj në Kabul ofroi sigurinë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Afganistanin pasi trupat ushtarake amerikane të largohen nga vendi në vitin 2014. Në fjalën e tij të hapjes në konferencën e Tokjos, Karzai falenderoi asamblenë e kombeve për ndihmën e tyre gjatë dekadës së fundit dhe vuri në dukje përparimin që ka bërë Afganistani. Por ai theksoi se këto arritje janë ende delicate “Afganistani vazhdon të përballet me rreziqe nga kërcënimet e zakonshme si terrorizmi dhe ekstremizmi. Këto kërcënime nuk prekin vetëm shoqërinë afgane. Në fakt, i gjithë rajoni, madje edhe bota nuk do të jenë të sigurta përsa kohë që terrorzimi dhe ekstremizmi të vazhdojnë, të gjejnë strehim dhe mbështetje në disa vende të rajonit përtej kufijve të Afganistanit”. Karzai u shpreh se korrupsioni në Afganistan ka minuar përpjekjet e mëparëshme të ndihmave dhe premtoi se gjendja do të vihet nën kontroll. Edhe përpara konferencës, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Uashingtoni e deklaron Afganistanin në një nga aleatët kryesorë, jo anëtar të NATOs në rajon, gjë që e bën këtë vend të marrë më shumë dhe më shpejt ndihm për çështjet e sigurisë, si dhe e bën më të lehtë për të, të sigurojë pajisje ushtarake të markës amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›