E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin urdheron hetime per permbytjet

Presidenti rus Vladimri Putin ka urdhëruar që të nisin hetimet për të vërtetuar nëse është bërë mjaftueshëm për të parandaluar numrin e madh të viktimave ngapërmbytjet që përfshinë rajonin jugor të vendit. Putin ka kërkuar të dijë nëse njerëzit janë lajmëruar në kohë për të parandaluar mbi 150 viktima të dy ditëve të fundit. Nga ana tjetër aktivistët fajësojnë hapjen e nëj dige lolake në këtë rajon që sipas tyre mendohet të ketë shkaktuar dhe pjesën më të madhe të viktimave. Ndërkohë që një hetim tjetër paralel do të ndërmerret për të parë nëse vdekjet janë shkaktuar nga neglizhenca. Sipas Putinit komiteti hetues do të kontrollojë në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga autoritetet. Deklaratat e presidentit rus vijën menjëherë pasi ai personalisht ka vizituar me helicopter zonat e goditura nga përmbytjet. Sipas dëshmitarëve okularë kjo ka qenë një nga përmbytjet më të rënda në historinë e vendit. Zyrtarë kanë bërë ët diyur se shumë persona rezultojnë të zhdukur dhe kjo mund të cojë në rritjen e numrit të viktimave.
E hëna është shpallur ditë zie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›