Permbytje ne Kosove nje 8- vjecar viktima e pare

Vershimet ne rajonin e Dukagjinit ne Kosove kane marre viktimen e pare. Policia ka konfirmuar se Arbias Krasniqi 8 vjecar eshte gjetur i vdekur ne nje fushe ndermjet fshatrave Qellopek dhe Kosuriq. Trupi i pajete i vogelushit eshte gjetur mengjesin e hershem te se enjtes nje dite pasi ishte rrembyer nga uji i rrembyeshem i lumit Behovc rreth mesdites.
Nderkohe ende konsiderohet i zhdukur djali i xhaxhait te tij Valtrim Krasniqin 7-vjecar i rrembyer edhe ai me gjasa nga rrjedha. Megjithe angazhimin e ekipeve te shumta te shpetimit deri tani perpjekjet e tyre kane rezultuar te pasukseshme.
Operacioni me kodin Reagimet emergjente i Policise se Kosoves shoqeruar edhe nga pjesetare te FSK-se qytetare e njesite te specializuara per kerkim-shpetim po vazhdon.
Gjendja ne disa fshatrat te komunes se Decanit vazhdon te jete e veshtiresuar pas permbytjeve qe jane shkaktuar si pasoje e reshjeve te fundit. Si pasoje e tyre sidomos ne bjeshket e Decanit shume fshatra te komunes jane permbytur nga uji.
Qindra hektare toke sidomos ato te mbjella me grure jane demtuar ne teresi. Gjendje e njejte vazhdon te jete edhe ne Junik pasi lumi Erenik ka dal nga shtrati.
Bul Saliu