Simboli antiaparteid i zhgenjyer nga lufta e Bush e Bler ne Irak
Nelson Mandela njeriu qe u shnderrua ne simbol te luftes kunder Aparteidit ne Afriken e Jugut e ka denuar dje Presidentin amerikan Bush duke e cilesuar si nje burre te vogel qe kerkoi te dominonte boten permes vendimit te tij per te pushtuar Irakun.
Luftetari i lirise dhe i cili eshte shnderruar ne nje shembull te lirise dhe qendreses ndaj te keqes ne te gjithe boten eshte ndjere i tradhtuar nga veprimi i njeanshem i Bushit per te sulmuar Irakun dhe mbeshtetja e madhe qe i dha atij Toni Bler. Kur u mor ne vitin 2003 vendimi per te sulmuar Irakun pa mbeshtetjen e Organizates se Kombeve te Bashkuara Mandela nje nobelist i paqes ngulmoi se Bush ishte i vendosur qe te rrezonte Sadamin jo per shkak te armeve te shkaterrimit ne mase qe pretenduan amerikanet se fshiheshin ne Irak por per shkak se ai donte qe te shtinte ne dore rezervat e naftes se ketij vendi me nje nentoke shume te pasur. Keto qendrime jane bere publike menjehere pas publikimit te librit te Bushit ne te cilin nder te tjera ai kembengul se vendimi i tij per te sulmuar Irakun ishte i drejte dhe madje askush me shume se ai nuk ishte me i inatosur dhe e zemeruar kur ne kete vend nuk u gjeten armet e ndertimit ne mase qe ne fakt ishin sebepi i luftes. Sipas Peter Hain nje aktivist antiaparteid ka deklaruar se Mandela qe ka qene President i Afrikes se Jugut nga viti 1994 deri ne vitin 1999 nuk u perpoq qe te fshihte ngurrimin e tij per Bushin kur te dy burrat u takuan pak pas pushtimit te Irakut. Sipas Hain ai e pershkroi Bushin si nje njeri te vogel dhe nuk ishte dakord me menyren se si Bush dhe presidenca e tij po perpiqeshin qe te dominonin boten. Mandela ndjeu trishtim ne lidhje me kete vendim qe e moren dy vende me te cilat ai ndihej shume i afert. Kjo per shkak se ai eshte pjese e nje brezi qe e kane pare gjithmone Perendimin me shume pritshmeri duke e cilesuar si nje force pozitive per te miren e botes. Por si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Britania e Madhe Mandela u ndje i tradhtuar tha Hain.