OKB Situata nuk ka pesuar asnje ndryshim
Organizata e Kombeve te Bashkuara thote se palestinezet ne Gaze nuk kane pare asnje ndryshim ne situaten e tyre qekur Izraeli beri te ditur ne qershor se do te lehtesohej bllokada ekonomike. Shefi i misionit te OKB-se ne Gaze John Ging tha se Gaza ende nuk kishte nje ekonomi funksionale dhe ai akuzoi Izraelin per injorim te kerkesave te komunitetit nderkombetar per te hequr bllokaden. Nje zedhenes i Izraelit tha se kufiri ishte ende nen bllokade pasi Gaza ishte nen kontrollin e levizjes islamiste Hamas. Kane kaluar pese muaj qekur Izraeli deklaroi zbutjen e bllokades. Kjo erdhi pas trysnise se ushtruar nga komuniteti nderkombetar menjehere pas vrasjes se 9 aktivisteve turq ne bordin e nje anijeje me ndihme humanitare qe ishte nisur kundrejt Gazes per te thyer bllokaden. Ne nje interviste dhene BBC-se shefi i OKB-se ne Gaze John Ging tha se shume pak njerez kane pare ndryshim. Ai tha se ska asnje ndryshim material as ne status as ne varesine nga ndihma humanitare as ne rikonstruksion e ekonomi tha zoti Ging. Lehtesimi apo zbutja e bllokades tha ai seshte asgje tjeter por nje zbutje e trysnise politike ndaj Izraelit dhe Egjiptit. Korrespondenti i BBC-se ne Gaze John Donison thote se me shume mallra po lejohen ne Gaze por te gjitha eksportet jane te ndaluara. Dhe bllokada e njerezve vazhdon. Eumlshte shume e veshtire per palestinezet te largohen nga Gaza.