Permbytje ne Lezhe nga reshjet e shiut

Sapo kanë filluar reshjet e shiut dhe qyteti i Lezhës ka njohur problemet e vjetra me përmbytjet. Lagje të shumta janë përballur me vështirësi për shkak të nivelit të lartë të ujit, duke vështirësuar edhe lëvizjen e tyre.
Për të realizuar detyrimet e përditshme, qytetarët e Lezhës gjejnë si zgjidhje të vetme zbathjen për të kaluar nga pallatet drejt destinacionit të tyre. Shkak për këtë situatë është bërë mos funksonimi i kolektorëve, të cilët nuk shkarkohen në lumin Drin pasi niveli i tij është rritur ndjeshëm.
Megjithëse këto situata janë të përvitshme, reagimi ka qenë mjaft i vogël, duke bërë që vështirësitë e qytetarëve të vijnë duke u rritur.
Për shkak të bllokimit të disa rrugëve në brendësi të lagjeve, si pasojë e përmbytjeve të tyre nga shiu është vështirësuar edhe qarkullimi i mjeteve duke krijuar trafik.
Reshjet e shiut në Lezhë kanë nisur 24 orë më parë dhe kanë patur intensitet të lartë, por bashkia e Lezhës ka vepruar shumë pak për të normalizuar situatën e krijuar.