Vrasja ne banese policet rivleresim mase
Shtyhet seanca për rivlerësimin e masës së arrestit për dy punonjësit e policisë që kishin si detyrë të ruanin Gentian Beqirajn, i vrarë në muajin gusht, brenda në banesën e tij. Policët morën masën arrest me burg më 18 gusht, pasi gjykata doli në konkluzionin se dy efektivët nuk kanë qenë në krye të detyrës, dhe vrasësit arritën të futeshin në banesën e viktimës. Të shtunën Sami Derstila e Neshat Budani kërkuan rivlerësim të masës së sigurisë, por nga mungesa e prokurorit të cështjes, seancaz u shty. Gentian Beqiri i paralizuar, që ishte në arrest shtëpie dhe u ekzekutua në banesën e tij më 15 gusht, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policët e sipërpërmendur. Policët thanë se dy autorët ishin prezantuar si shokë të viktimës dhe sapo kanë hyrë brenda qëlluan me breshëri 40 vjeçarin, ndërsa dhunuan për vdekje babain e tij, Nezir Beqiraj, 78 vjeç.