E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Aishe Vates ekspertiza rrezon incestin

Përjashtohen dyshimet për një krim për shkak të inçestit për 18-vjeçaren e vrarë dhe dekapituar Aishe Vata.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes makabre të mëngjesit të së enjtes pranë Mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj të Durrësit, ekspertiza ka përjashtuar dyshimet për një vrasje me motiv të këtillë, duke rrëzuar në këtë mënyrë dhe për të disatën herë dyshimet se krimi mund të jetë brenda familjes.
Në fakt, të hënën brenda 3 ditëve, pritet të dalë dhe raporti përfundimtar i analizës së AND-së së fetusit dhe provave të tjera biologjike të marra në vendngjarje dhe gjatë autopsisë.
Eskspertë të larboratorit të kriminalistikës kanë nisur ekspertizën që në vendngjarje, ndërsa provat janë ndarë me kujdes duke përfituar edhe AND-së mund të lidhë autorin me krimin.
Kapacitetet e Laboratorit Qëndror të Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme mundësojnë kryerjen profesionale të kësaj analize të kushtueshme.
Sipas burimeve probabiliteti i gabimit i kalon 1 në 3 milionë duke e bërë të pakundërshtueshme këtë provë, nëse lidhet me të tjera prova të oficerëve të hetimit të ngjarjes.
I dyshuari kryesor për krimin mbetet babai i foshnjës së ngjizur 3 muajshe në fetusin e viktimës.
Grupi hetimor është duke punuar në identifikimin e të dashurit që ka lënë shtatëzanë 18-vjeçaren e cila këtë vit akademik fillonte studimet në vitin e parë për Infermieri, ndërsa krimi është klasifikuar në kategorinë e vrasjeve të pasionit.

Durrës, flasin fqinjët e viktimës së masakruar: Aishja e mirë dhe besimtare
18 vjeçarja Aishe Vata, e cila mbeti e masakruar mëngjesin e së enjtes nga persona ende të paidentifikuar nga policia e Durrësit, njihet nga fqinjët si një vajzë me sjellje të mirë e besimtare. Tek të gjithë të afërmit kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje dhe shok, sepse Aishja që mbajnë mend komshinjtë, nuk është dëgjuar kurrë si vajzë problematike dhe as me lidhje dashurore. Sipas tyre ajo kishte një mardhënie të mirë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjë konflikt mes tyre. Madje ata shtojnë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë lidhje që vajza mund të ketë patur, pasi ajo shoqërohej gjithmonë nga i ati.
Vrasja makabër e 18 vjecares ka mbetur mister, ashtu sikurse edhe zhdukja e kokës së saj, e cila ende nuk është gjetur nga policia e Durrësit, përpos kërkimeve të shumta që kjo e fundit ka bërë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë e i gjymtuar. Në dëshminë që ka dhënë i ati i vajzës, Muhamed Vata përpara grupit hetimor mësojmë se ky i fundit nuk ka qenë në dijeni të shtatzanisë së vajzës, sikurse ka pohuar që ka qenë nën vëzhgimin e rreptë të tij, përgjatë katër viteve që ka bërë shkollën e mesme të Medresesë në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›