Përmbytje në Shkoder Fier, Vlorë Durrës, Elbasan dhe Lezhë

Të tjera rreth shkrimit Lexoni shkrimin e plote
TIRANË - Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej ditës së djeshme si rrallë herë kanë alarmuar vendin. Fryrja e lumejve për shkak të prurjeve të shumta ka bërë që qindra hektarë tokë të jenë nën ujë dhjetra banesa janë përmbytur dhe dhjetra të tjera rrezikohen dhe janë evakuar banorët e disa zonave të vendit. Në orën 14: 30 Ministria e Brendshme bën publike situatën ë përmbytjeve në rang vendi. Situata më problematike paraqitet në Shkodër kur sot në mesditë janë rreth 2000 ha tokë e përmbytur. Në rang vendi sipas ministrisë janë mbi 3000 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 familje janë evakuar si dhe mbi 100 banesa janë nën ujë. Ministria deklaron se situata në të gjithë vendin po përmirësohet.
Situata më e rënduar paraqitet në qarkun e Shkodrës ku nga reshjet e dendura si dhe hapja e portave të shkarkimit të hidrocentraleve të kaskadës se lumit Drin në veri, kane sjellë përmbytjen e 4900 ha tokë mbi 300 banesa dhe mbi 140 familje janë evakuar. Problematikë mbetet Vlora dhe Fieri të fryrjes së lumit Vjosa.. Prurjet e lumit Vjosë kanë arritur në pikën kritike. Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut, i cili ka nisur gjatë natës së kaluar dhe ka vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme, ka shtuar edhe më shumë prurjet e ujit, niveli i të cilit ka arritur në kuotën maksimale. Shtabi i emergjencave, në prefekturën e Fierit, i mbledhur pas përkeqësimit të situatës nga dita e djeshme, ka marrë një sërë masash emergjente, ndërsa ka krijuar shtabet e punës në komunat dhe fshatrat më të rrezikuara. (Foto: Novosela sot)
Shtabi i Emergjencave është mbledhur mbrëmë në Fier dhe po monitorojnë situatën. Ndërsa, moti i ngarkuar me reshje ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve lundruese. Problemet më të mëdha janë shfaqur në det, ku tragetet në Vlorë e Durrës nuk janë nisur, ndërsa mësohet se janë bllokuar edhe disa akse rrugore nga rrëshqitjet e gurëve dhe dherave.
Në Elbasan, aksi Elbasan- Gramsh është përmbytur nga dalja e lumit Devoll.
RRETHI SHKODER
Aktualisht në territorin e rrethit Shkodër është përmbytur rreth 2000 Ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, por edhe në komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat.
Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi, ku gradualisht uji po largohet.
Janë evakuar rreth 110 familje, të cilat janë akomoduar në të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Evakuim ka qenë i përkohshëm, pasi gjatë ditës së sotme familjet janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i hapur.
QARKU VLORË
Në qarkun e Vlorës, situata më problematike paraqitet në Urën e Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën, dhe Novoselë të komunës Novoselë.
Aktualisht reshjet kanë pushuar dhe situata po vjen duke permiresuar.
Prurjet e lumit Vjosa po pakesohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit është 6 m nga 7 m që është pika kritike.
Janë evakuar 30 familje te fshatrave të bregut të lumit Vjosë (Fshati Fitore, Novoselë, Zhurë dhe Grykë Pishë), si dhe tre familje që ndodhen pranë urës së Mifolit.
QARKU FIER
Edhe ne qarkun e Fierit situata po vjen drejt përmiresimit.
Më konkretisht toka bujqësore të përmbytura janë:
komuna Hekal 50 ha, komuna Kutë 50 ha, komuna Frakull 50 ha dhe komuna Cakran 30 ha. Në komunën Levan, rreth 38 familje të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, jane prekur nga prezenca e ujit, por jo në banesa.
Problematike aktualisht paraqitet gjendja në lumin Seman pasi prurjet tek ura e Mbrostarit jane në kuota maksimale
QARKU DURRËS
Situata në qarkun e Durrësit po vjen drejt normalizimit të plotë. Gjatë ditës së sotme janë evakuar reth 20 familje ne fshatin Katund i Ri , komuna Sukth.
Në gjithe qarkun po punohet për eleminimin e pasojave të përmbytjeve
QARKU LEZHË
Gjendja është në përmiresim, rreshjet janë me itensitet të dobët dhe niveli i ujrave në lumenjë dhe kolektorë është në rënie.
Hidrovorët punojnë të gjithë, niveli i ujrave në basenët e hidrovorëve është në kota të larta.
Siperfaqe të tokave bujqësore me prezencë uji janë:
Në zonen e Zadrimës 300ha, Komunat Dajç, Blinisht,Balldre, Kallmet;
Në zonen e Bregut të Matës 400ha, Komunat Kolsh, Zejmen, Shenkoll;
Në zonen Fushë Gjormë 150ha, Bashkia Laç, Mamurras e Kom. Fushë Kuqe;
Në zonen Fushë Mamurras, Adriatik 100ha, Bashkia Mamurras, K. F.Kuqe.
Gjendja e rezërvuarëve është në normalitet të plotë.
Në rrethin Mirditë
problem paraqesin bllokimi i rrugëve rurale nga materialet inerte të rëna nga pjerrtësit malore si dhe shembje të nje segmeti rruge, konkretisht:
-Rruga Rrëshen-Kurbnesh, në afersi të fshatit Farrë, kemi prezecë inertesh;
-Rruga Rrëshen-Malaj, në afersi të fshatit Bungaj, kemi prezencë inertesh.
Problem paraqet dëmtimi i argjinaturën në përroit në fshatin Troshan, Komuna Blinisht të rrethit Lezhë, nga rreshjet, situata është rënduar, me pasoja për banesat, shkollën, infrastrukturën etj.
QARKU ELBASAN
Në qarkun e Elbasanit problem është vetëm bllokimi i aksit rrugor Cërik – Banjë – Gramsh, bllokuar si pasojë e prurjeve të materialeve inerte të lumit Devoll.
Në të gjitha zonat vijon puna për normalizim e plotë të situatës.
LUMI VJOSE VERSHON TEK URA E MIFOLIT NE AKSIN VLORE- FIER
Ora 15:00 Në mesditë, për të parë situatën në Novoselë, mbërriti prefekti i qarkut të Vlorës, Eduart Velçani, i cili pa nga afër situatën e përmbytjeve. Nëse situata do të përkeqësohet në vazhdim, Velçani vuri në dukje se do të jetë Shtabi i Emergjencave që do të trajtojë gjithçka në bashkëpunim me krerët e atyre komunave ku Vjosa ka bërë dëme. I pranishëm ishte edhe edhe deputeti i zonës, Eltar Deda.
Ora 12: 23 Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe tashmë ka vërshuar tek ura e Mifolit në aksin Vlorë- Fier. Korrespondenti i Tv A1 REPORT informon se aksi kalohet me shumë vështirësi. Situata në komunën e Novoselit sa vjen e bëhet më alarmante. Kryetari i komunës Novoselë në një prononcim për Tv A1 REPORT tha se nëse prurjet do shtoheshin rrezikoheshin 300 banesat e kësaj komune.
KORCE, ZGJEROHET HARTA E PERMBYTJEVE NE FUSHEN E MALIQIT
Ora 11: 17 Zgjerohet harta e përmbytjeve në Fushën e Maliqit. Reshjet e shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë bërë që tashmë toka bujqësore që është nën ujë të arrijnë në 150 ha.
Problematike vijon të mbetet zona pranë Pyllit të Fazanve,e cila ngjason me një liqen. Nën ujë ndodhen kryesisht të lashtat si gruri dhe elbi. Krahës reshjeve intesive në zgjerimin e hartës së përmbytjeve në këtë zonë ka ndikuar dhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese. Lexoni shkrimin e plote
FIER, PRURJET E LUMIT VJOSE NE PIKEN KRITIKE
Ora 11: 00 Nga efektivat e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në dispozicion mjete lundruese. Më e rënduar situata paraqitet në fshatrat Cerven, Kashisht dhe Pishporo, ku për t’i paraprirë gjëndjes kanë filluar edhe evakuimet e para të gjësë së gjallë. Situata e prurjeve të lumit Vjosë vazhdon të mbetet kritike. Disa hektarë tokë dhe 5 banesa në fshatin Ferras janë prekur nga uji buzë shtratit të këtij lumi, janë prekur nga përmbytja. Shtabi i emergjencës, drejtuesit e pushtetit vendor, efektivat e Policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë janë instaluar në vendngjarje, duke ndjekur nga afër situatën. Të gjitha efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier kanë kaluar në shërbim të përforcuar dhe në bashkëpunim me shtabin e emergjencës dhe njësitë vendore po monitorojnë situatën dhe në rast përkeqësimi të saj pritet të bëhet evakuimi i banorëve dhe bagëtive të zonave të përmbytura. Aktualisht situata e prurjeve të lumit Vjosë mbetet e lartë dhe rreziku i daljes së tij nga shtati është evident. Prurjet kanë arritur pikën më kritike.
NOVOSELE: SITUATA ALARMANTE
Ora 09:00 Kanan Shakaj, kreu i komunës Novoselë në një prononcim për TV A1 REPORT tha se njerëzit dhe bagëtitë janë evakuar dhe janë jashtë rrezikut. “Nëse shirat do të vijoijnë do kemi problem. Janë përmbytur 800 ha anës Vjosës. 15 banesa janë të përmbytura, nëse dëmtohen argjinatura rrezikohet I tërë fshati, 300 banesa. “ – tha Shakaj.
BLLOKOHET AKSI ELBASAN- GRAMSH
Ora 08: 36 Në Elbasan është bllokuar aksi Elbasan- Gramsh për shkak të daljes nga shtrati të lumit Devoll. Përpos ujrave në rrugë vërshon uji që shkarkohet nga HEC Banjos. Shtabi I emergjencës Mustafa Arapi informon se të gjithë drejtuesit duhet të shmangin kalimin në këtë aks ndërkohë. Dhjetëra mjete të bllokuara në rrugën Elbasan-Gramsh, në rrugë kanë mbetur të bllokuar edhe autobusët e linjës së Korçës
URA E MIFOLIT, PRISHET ARGJINATURA NGA PRURJET E LUMIT VJOSE
Ora 08: 20 Tek Ura e Mifolit është prishur argjinatura për shkak të prurjeve të mëdha dhe uji rrezikon të përmbytë aksin nacional Fier- Vlorë. Argjinatura ishte me beton dhe gjatë natës janë hedhur thaës me rërë por lumi I ka marrë përpara dhe rrezikon të dalë në rrugë, dhe nëse ndodh kjo rrugë bëhet e pakalueshme. Niveli i shtratit të lumit është rritur ndjeshëm, mbi 7 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që pritet që situata të përkeqësohet pasi prurjet vijojnë të jenë të shumta. Sipas korrespodentit tonë në Vlorë, Armand Xhelili deri tani janë 1500 hektar të përmbytura.. Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj në një konferencë për shtyp deklaroi se situata deri tani nuk ka asnjë shenjë përmirësimi dhe jep alarmin se edhe dhjetëra banesa të tjera mund të përmbyten totalisht. Probleme ka edhe me argjinaturat, të cilat si pasojë e prurjeve janë dëmtuar dhe rrëzimi total i tyre mund të përsërisë skenarin e përmbytjeve të 2005.
(Foto: Ura e Mifolit e përmbytur)
VJOSA PERMBYT 10 BANESA GJATE NATES , RREZIKOHEN 300 TE TJERA
Në Novoselë ka vazhduar gjatë natës evakuimi i familjeve. Fryrja e lumit Vjosë ka bërë që 10 banesa në fshatin Fitore të përmbyten gjatë natës ndërsa rrezikohen 300 të tjera. Fshati Fitore ndodhet tek Ura e Mifolit. Kryetari I komunës Novoselë thotë se situate është alarmante.
14 MARS 2013
PERMBYTJET, SHAKAJ: PRITET TE KETE NIVELET E 2008-ës
Ora 20:05 Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 REPORT, kreu i komunës Novoselë, Kanan Shakaj, ngriti alarmin se në vend mund të rikthehet situata e përmbytjeve si në vitin 2008. Shakaj tha se: Vjosa tani ka filluar del nga shtrati, me sasitë e reshjeve të rëna, pritet të ketë nivelet e 2008-ës.
Ai theksoi se janë marrë masat për banorët dhe bagëtitë nëse situata vazhdon të përkeqësohet.
VJOSA DEL NGA SHTRATI, EVAKUOHEN BANORET E NOVOSELES
Ora 19:50 Lumi Vjosë, rreth së cilit mban sytë i gjithë jugu, ka filluar të shkaktojë dëmet e para në banesa. Në komunën Novosel të Vlorës rreth 30 banesa janë përmbytur, ndërsa ka filluar evakuimi i njerëzve. Aktualisht është mundësuar evakuimi i 10 familjeve dhe pritet që këtë fat të kenë edhe 20 familjet e tjera. Gjithashtu dhjetëra hektarë tokë në këtë komunë janë përmbytur si pasojë e daljes së lumit Vjosa nga shtrati në zonën e Novoselës.
Lidhur me këtë situatës Prefekti i Vlorës Eduard Velcani ka mbledhur Shtabin e Emergjencave dhe ka dhënë direktivat kryetarëve të komunave për marrjen e masave për evitimin e përmbytjeve. Mësohet se situata më kritike është në fshatrat Novoselë, Poros, Bishan dhe Fermë, ndërsa vështirësi qarkullimi paraqiten edhe në urën e Mifolit si pasojë e nivelit te lartë të ujit.
KRUJE, ISHMI DEL NGA SHTRATI
Ora 15:00 Forcat RENEA evakuojnë disa familje në fshatin Murqine të Krujes ku niveli i ujit ka arritur deri në dritaret e shtëpive. Familjet kanë qëndruar në banesa deri sot në drekë kur u nevojit ndërhyrja e specialëve.
Dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë reshjeve të dendura të shiut ka sjellë përmbytjen e dhjetëra hektarë tokë në fshatrave, Bubq, Ishëm dhe Mallkuq ne rrethin e Krujës. Shkak për përmbytjet është bërë mosfunksioni i hidrovoreve, ndërsa banorët pohojnë se nëse reshjet vijojnë më këtë intensitet edhe gjatë natës, rrezikojnë të përmbyten edhe banesat aty pranë.
EMERGJENCAT NE FIER: RREZIK PER PERMBYTJEN E FSHATRAVE
Rreziku i përmbytjeve nga Lumi Vjosë ka mbledhur Shtabin Emergjencave ne rrethin e Fierit. Prefekti i qarkut, Robert Bitri, njëkohësisht kreu i Shabit të Emergjencave, u ka dhënë direktiva krerëve te komunave për shmangien e përmbytjeve.
Mësohet se reshjet e dendura në jug të vendit do të rrisin nivelin e Vjosës dhe rrezikohen të përmbyten një numër i madh fshatrash në Fier. Më të rrezikuar janë fshatrat Kafaraj, Ferres dhe Cerven 2, niveli i Vjosës është pak cm larg daljes nga shtrati. Vërshimet e Vjosës rrezikojnë seriozisht fshatrat Kafaraj, Ferras dhe Cerven në rrethin e Fierit, ndërsa situata po monitorohet që nga grykëderdhja e Vjosës në Gjirokastër.
VLORË E DURRËS, PEZULLOHET LUNDRIMI
Ora 15:00 Reshjet e borës bllokojnë qafën e Llogarasë. Dhjetra makina nga të dyja kahet e rrugës presin për të kaluar, por nuk gjendet asnjë mjet borëpastrues në vend. Situata paraqitet tejet e rënduar.
Nga Vlora, Armand Xhelili, korrespodent i "A1 Report!" njofton se "moti i keq me shi dhe erëra të forta ka pezulluar lundrimin e të gjitha mjeteve lundruese të tonazhit të rëndë si dhe të atyre të peshkimit. Trageti i linjës Vlorë - Brindisi nuk u nis sot në mëngjes. Kapiteneria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave. Në Vlorë, era shumë e fortë në drejtim të jugut fryn me 65 km në orë dhe deti në breg është 6 ballë, ndërsa në det të hapur 6-8 ballë. Moti i keq ka shkaktuar probleme me energjeni në periferi të Vlorës. Meteorologët parashikojnë që moti i keq do të jetë deri mbrëmje, kur mund të kthehet në një furtunë.
Nga Durrësi, korrespodenti Artur Korriku informoi se "Dita e Verës është një ditë tipike dimri, e zymtë, me shi dhe erë. Prishja e motit ka filluar në mesnatë, kur Durrësi u përfshi nga një stuhi detare. Dy tragete janë nisur nga Bari, por ka mbërritur vetëm një prej tyre dhe pasagjerët e mallrat janë zbritur, kurse tjetri është do të mbërrijë me vonesë, mundet pas një ore. Shpresohet që shiu ta ketë qetësuar erën dhe të mos ketë probleme. Porti detar funksionin pjesërisht, sepse përpunimi është penguar, kurse anijet me tonazh të vogël e kanë të pamundur daljen në një det 6 ballësh; era fryn me drejtim nga jugu dhe mendohet që kjo kohë do të vazhdojë edhe nesër. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e rrugës së plazhit, pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
(Rruga e plazhit tek Shkëmbi i Kavajës, Durrës)
KORÇË, 100 HA TOKË BUJQËSORE PUSHTOHET NGA UJI
Reshjet intesive të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe në Fushën e Maliqit, bën të ditur gazetarja Dafina Ismaili. Sipas Ismailit, 100 ha tokë bujqësore, mbjellë kryesisht me të lashta si grurë dhe elb, është pushtuar nga ujI. Lajmi konfirmohet nga kryetari i komunës Libonik, Petrit Kupe.Sipas tij, shiu ka përmbytur vatra të konsiderueshme toke, por më problematike paraqitet situata në tokat bujqësore pranë Pyllit të Fazanëve, ku kalon dhe lumi Devoll. Krahas reshjeve intesive, të cilat kanë filluar prej mbrëmjes së 13 marsit dhe vijojnë ende, në rikthimin e përmbytjeve në tokat bujqësore të Maliqit ka ndikuar dhe mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese. Përmbytjet më të mëdha në Fushën e Maliqit janë regjistruar në vitin 2010 ku mijëra ha tokë prej ditësh mbetën nën ujë.
PËRMBYTET LEZHA, BANORËT ËNDËRROJNE INVESTIME NË KULLIM
Në Lezhë, si në çdo rast me reshje intensive, lagjia "11 janari", pallatet në bllokun 11 dhe disa rrugë janë përmbytur bën të ditur gazetari Elvis Hila. Hyrjet në pallate janë izoluar plotësisht, ndërsa uji grumbullohet pikërisht nga prurjet e kanaleve kulluese të rrugëve; pusetat vetëm sa e shtojnë nivelin e ujit në këto lagje. Kjo nuk është hera e parë që këto zona përballen me përmbytje pas shiut, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve në bashki duket e pafuqishme për të shmangur situata të ngjashme për shkak se niveli i kanaleve kulluese është me i ulët se niveli i lumit Drin, ku bëhen shkarkimet. Zgjidhja duket e largët dhe gjithçka është e varur nga investimi prej 13 milionë eurosh për rikonstruksionin e plotë të kanalizimeve të ujërave, investim i Qeverisë zviceriane dhe Bankës gjermane "KFV".
RRUGA KËLCYRË-PËRMET, RREZIKON BLLOKIMIN NGA RRËSHQITJET E GURËVE
Për shkak të motit të ngarkuar me reshje, mësohet se është bllokuar rruga Këlcyrë - Përmet. Lajmi u bë i ditur nga policia e qarkut të Gjirokastrës. Shembjet e gurëve në rrugë ndodhën sot në mëngjes rreth orës shtatë, në vendin e quajtur Kuqar. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore si dhe një fadromë e Drejtorisë së Rrugëve e cila e zhbllokoi kalimin pas 2 orësh. Gjithsesi, Policia ka njoftuar që drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes, sepse shkarjet e gurëve mund të përsëriten gjatë ditës.
Redaksia online
(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)