E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytje në Shkodër, shiu me intensitet të lartë vështirëson lëvizjen, institucionet apel qytetarëve: Evitoni daljen nga banesat!

Prej dy orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.

Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji.

Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të evitojnë daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›