Permbytje nga reshjet ne Venezuele vdesin 21 persona
Karakas Venezuele 2 dhjetor NOA - Disa mijera banore te Venezueles i kane braktisur shtepite e tyre pasi nga permbytjet dhe rreshqitjet e dheut humben jeten 21 njerez. Reshjet e shumta kane bere qe ne vend te krijohet nje situate alarmante dhe evakuimet e banoreve te jene masive.
Moti me stuhi dhe shira ka nisur ne disa zona te Venezueles qe prej 29 nentorit. Ne kete date jane mbyllur dhe dy rafinerite me te medha te naftes ne kete vend.
Nga rreshqitja e dheut jane mbuluar dhjetera shtepi automjete dhe rruge.
Qeveria ka shpallur gjendje te jashtezakonshme ne tri shtete dhe ne kryeqytetin Karakas.
a.k/NOA