Liverpool-Manchester City, për trofeun e Superkupës

Debutimi i sezonit për Liverpool dhe Manchester City, të cilët të shtunën pasdite në orën 18:00 do të përfshihen në Community Shield, ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2022/23. Reds dhe Citizens në stadiumin King Poëer në Leicester do të luajnë trofeun e parë të sezonit, pasi luftuan për fitoren e Premier League 2021/22. Skuadra e Guardiolës fitoi majin e kaluar dhe e mbylli kampionatin me vetëm një pikë përpara skuadrës së Klopp.
Klopp foli në konferencën për shtyp duke prezantuar ndeshjen: “Kundër City nuk do të jetë Alisson dhe Diogo Jota. Është një lojë shumë e rëndësishme që ne do të përpiqemi ta fitojmë, por nuk mund të anashkaloj faktin që pas kësaj ndeshje do të të jetë një sezon i tërë”. Trajneri i Reds flet më pas për tregun e transferimeve: “Ne humbëm Manèn, i cili për 6 vite ishte anëtar i përhershëm i ekipit. Ai na tha shpejt dhe ne e pranuam vendimin e tij. Firmino është thelbësor për ne, ai është zemra dhe shpirti i këtij ekipi”.
Në mbyllje, Klopp i rikthehet kampionatit që humbi sezonin e kaluar: “U desh një ditë për të kapërcyer zhgënjimin. E dinim që do të ishte e vështirë, por ky është sport dhe duhet ta pranojmë”.
“Nuk e di se kush do të luajë për titull, nëse do të isha në gjendje të parashikoja të ardhmen do e thoja”. Kështu debutoi Pep Guardiola në konferencën për shtyp për të prezantuar ndeshjen e Community Shield. Trajneri i Manchester Cityt flet edhe për tregun e transferimeve: “Nëse është e mundur do të marrim një mbrojtës të majtë, përndryshe do të mbetemi ashtu siç jemi. Edhe Aké, edhe Cancelo mund të luajnë në atë rol, nuk ankohem kurrë për skuadrën që kam. Cucurella? Ai është një lojtar i Brighton-it, nuk mund të them më shumë”.
Në mbyllje, Guardiola flet për Laporten dhe të ardhurit e rinj: “Ai nuk është ende në dispozicion, është operuar pas ndeshjeve të fundit. Rikuperimi i tij po shkon mirë, por ai duhet të jetë i kujdesshëm, mund të qëndrojë jashtë deri në shtator. Mendoj se lojtarët e rinj që kanë ardhur nuk do të duhet shumë kohë për t’u mësuar me të”.