E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Russell niset i pari, Sainz dhe Leclerc e ndjekin

George Russell fiton pole position e parë të karrierës së tij në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, në raundin e trembëdhjetë të Kampionatit Botëror. Piloti britanik i Mercedesit xhiron me kohën 1’17 “377 dhe i mohon dopietën Ferrarit, përpara Carlos Sainz me 44 të mijëta dhe Charles Leclerc me gati dy të dhjetat.

Pozicioni i katërt për Lando Norris (McLaren), i ndjekur nga Alpine e Esteban Ocon dhe Fernando Alonso. Mercedesi tjetër i Leëis Hamilton ishte i shtati, i ndjekur nga Valtteri Bottas (Alfa Romeo) dhe Daniel Ricciardo (McLaren). Probleme për Red Bull me Max Verstappen pa fuqi në Q3 dhe vetëm i dhjeti ndërsa Sergio Perez u eliminua në Q2.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

NISJA

Rreshti i parë

  1. George Russell (Mercedes)
  2. Carlos Sainz (Ferrari)

Rreshti i dytë

  1. Charles Leclerc (Ferrari)
  2. Lando Norris (McLaren)

Rreshti i tretë

  1. Esteban Ocon (Alpine)
  2. Fernando Alonso (Alpine)

Rreshti i katërt

  1. Lewis Hamilton (Mercedes)
  2. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Rreshti i pestë

  1. Daniel Ricciardo (Mercedes)
  2. Max Verstappen (Red Bull)

Rreshti i gjashtë

  1. Sergio Perez (Red Bull)
  2. Guanyou Zhou (Alfa Romeo)

Rreshti i shtatë

  1. Kevin Magnussen (Haas)
  2. Lance Stroll (Aston Martin)

Rreshti i tetë

  1. Mick Schumacher (Haas)
  2. Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)

Rreshti i nëntë

  1. Alexander Albon (Williams)
  2. Sebastian Vettel (Aston Martin)

Rreshti i dhjetë

  1. Pierre Gasly (Alpha Tauri)
  2. Nicholas Latifi (Williams)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›