Përmbytjet, Banka shton me 25 mln USD fondin për digat
Fondi për të mbështetur Shqipërinë, për periudhën 2011-2014, nga Banka do të rritet nga 275 milionë në 300 milionë dollarë, duke përfshirë mbështetjen e financiare që jepet në zonat e përmbytura. Javën e shkuar qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore negociuan me sukses një kredi për Politikat e Zhvillimit, me vlerë 25 milionë dollarë. Kjo kredi mbështet politikat që përmirësojnë asistencën dhe shërbimet shëndetësore. “Jam shumë e kënaqur që sistemi elektronik i prokurimeve në Shqipëri do të jetë i pari në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore që do të përdoret në projekte të financuara nga Banka Botërore. Do të testohet në projektin e Rrugëve Dytësore dhe Lokale, që menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sistemi elektronik i prokurimeve në Shqipëri ka demonstruar efikasitet e transparencë në rritje gjatë dy viteve të fundit”, tha Levovsky.