Përmbytjet, Basha:Nuk ka përkeqësim të situatës

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e emergjencave civile se situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës nuk është përkeqësuar.
Në fjalën e tij ministri Basha theksoi se prurjet në kaskadën e Drinit janë duke u ulur dhe situata po monitorohet hap pas hapi nga institucionet përgjegjëse.
Gjithashtu Basha theksoi edhe njëherë se qeveria do të kompesojë të gjithë banorët të cilët janë prekur nga përmbytjet.
Ndërkohë më herët prefekti i Shkodrës në mbledhjen e shtabit të emergjencave, theksoi se të paktën 1400 hektarë tokë bujqësore është nën ujë për pasojë të hapjes së portave të hidrocentraleve. Sipas tij zonat më problematike mbeten Komuna Ana e Malit dhe Obot.