E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë, 13 të plagosur nga dhuna policore

SARAJEVë- Të paktën 13 persona u plagosën nga dhuna që shpërtheu në Sarajevë gjatë shpërndarjes nga policia të një manifestimi të zhvilluar nga disa mijëra ish-ushtarakëve kundër uljes së asistencës financiare së tyre, bënë të ditur burime spitalore.

''Përleshjet shpërthyen para selisë së qeverisë së Federatës kroato-myslimane, ku manifestuesit ishin mbledhur në mesditë'', theksoi një gazetar.
"Ne kemi pranuar 13 persona, por shumica janë plagosur në sy për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës nga policia'', deklaroi për radion kombëtare, Biljana Jandriç, zëdhënëse e spitalit të Sarajevës.

Policia ka përdorur një sasi të madhe gaz lotsjellës për të shpëndarë turmën pas shumë tentativave të manifestuesve për të hyrë me forcë në ndërtesën e qeverisë, që mbrohej nga një numër i madh forcash sigurie. Manifestuesit kanë thyer xhamat e ndërtesës dhe kanë hedhur gurë dhe shishe kundër policëve.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›