E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi fton Berishën në përurimin e fillimit të autostradës

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar homologun e tij, Sali Berisha, të merr pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

Zyra e shtypit e Kryeministrit të Kosovës bëri të ditur sot se Kryeministri Berisha e ka mirëpritur ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor.

Ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet më 25 prill 2010, në Vërmicë, në orën 13:00, njoftoi zyra e shtypit e kryeministrit Thaçi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›