Rama: Qeveria po zvarrit zgjidhjen e krizës
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët është fokuar sot tek situata nga përmbytjet dhe për ofertën e opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Duke iu referuar ofertës së PS-së për zgjidhjen e krizës, kreu i opozitës theksoi se qeveria po e zvarrit zgjidhjen e krizës duke mos pranuar ofertën e PS-së.
Përsa i përket përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Rama ritheksoi se PS-ja ka bërë një propozim por që nuk është trajtuar nga qeveria.
"Ne kemi bërë një propozim konkret siç kemi bërë edhe një propozim për zgjidhjen e krizës politike. Ky propozim nuk është marrë seriozisht po është trajtuar me të njëjtën mënyrë duke iu justifikuar me proceduara dhe me burokracira që s`kanë të bëjnë me krizat" theksoi Rama.