Permbytjet FSK ofron ndihme
Ministri ne doreheqje i FSK-se Fehmi Mujota me autorizimin e ushtruesit te detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe kryeministrit ne largim Hashim Thaci sipas Ligjit dhe Rregullores per planifikimin dhe pergatitjen e dislokimit te FSK-se jashte vendit nxorren nje vendim per dislokimin e njesitit te kerkim-shpetimit te FSK-se ne veriun e Shqiperise.
Komanda e forces tokesore te ketij organizmi po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme per te derguar ushtaret ne terren sa me shpejt qe te jete e mundur. Kjo eshte hera e dyte qe FSK-ja ndihmon Shqiperine ne perballimin e situatave te jashtezakonshme te krijuara nga vershimet. Nje njesi e ish-TMK-se ka dhene po keshtu ndihmesen e saj pas shperthimit te predhave ne depon e shkaterrimit te armeve ne Gerdec.