Maredhenie dypaleshe mes Marokut e Shqiperise

Avancimi i metejshem i marredhenieve dypaleshe me ane te shkembimit te vizitave te nivelit te larte dhe institucionalizimit te kontakteve mes Ministrive te Puneve te Jashtme mes Shqiperise dhe Marokut ishte tema e cila u diskutua ne Samitin e OSBE-se.
Gjate bisedes Haxhinasto u ndal dhe tek pavaresia e Kosoves duke evidentuar rendesine qe kjo ceshtje te trajtohet ne perputhje me opinionin keshillimor te GJND-se dhe rezoluten e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe e mirepriti kete opinion. Ai theksoi se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem ngushtesisht i lidhur me stabilitetin dhe sigurine e Ballkanit Perendimor.
Nga ana e saj znj. Akharbach theksoi rendesine e intensifikimit e bashkepunimit mes dy vendeve ne fushen e ekonomise shkembimeve tregtare turizmit si dhe ne arenen nderkombetare.