Haxhinasto Mareveshje ekonomike me Australine
Australia dhe Shqiperia do te shtojne nivelin e bashkepunimit ne fushen ekonomike. Per kete qellim mes dy vendeve pritet te firmosen nje sere marreveshjes qe kane te beje me shtimin e investimeve. Qendrimi i dy shteteve eshte bere i ditur sot gjate takimit mes ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto dhe homologut te tij australian Kevin Rudd.
Takimi u zhvillua ne kuader te punimeve te samitit te krereve te Shtetit dhe Qeverive te OSBE-se qe po zhvillohet ne Astana Kazakistan.
Dy bashkebiseduesit evidentuan nivelin shume te mire te marredhenieve mes dy vendeve dhe theksuan rendesine qe potenciali i bashkepunimit dypalesh te shfrytezohet plotesisht vecanerisht ne fushen ekonomike investimeve minierave dhe turizmit.
Haxhinasto ka theksuar se eshte e nevojshme qe te nenshkruhen marreveshje dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle dhe krijimin e komisionit ekonomik te perbashket.
Ministri Rudd ka konfirmuar se do te vizitoje Shqiperine gjate vitit te ardhshem. Ministri australian ka vleresuar dhe rolin konstruktiv te Shqiperise ne Ballkanin Perendimor dhe ecurine pozitive te procesit te integrimit Evropian te vendit.