E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH Ulen prurjet me pak shkarkime nga HEC-et

TIRANE- Korportata Elektroenergjetike Shqiptare KESH njofton te dhenat e fundit nga situata ne hidrocentralet e kaskades mbi lumin Drin ku me ndalimin e reshjeve vihet re ulje e lehte e niveleve te prurjeve dhe shkarkimeve te ujrave.
Ne HEC-in e Fierzes niveli i liqenit eshte ne kuoten 29160 metra prurjet 1140 m3 /sek dhe shkarkimet 1091 m3/sek.
Ne HEC-in e Komanit niveli liqenit ka arritur 16965 metra prurjet 1317 m3/sek dhe shkarkimet 1701 m3/sek. Ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte 7368 metra prurjet 1890 m3/sek dhe shkarkimet 1413 m3/sek. Drejtori i pergjithshem i KESH Engjell Zeqo beri te ditur sot per NEWS24 se prurjet mesatare te 6 diteve te para ne Fierz 1330 m kub per sek jane prurjet me te larta te 20 viteve te fundit. Krahasuar me te njejten periudhe te viti te kaluar. Zeqo tha se atojane 10 here me te medha.
KESH dje 5 Dhjetor
Korportata Elektroenergjetike Shqiptare KESH njoftoi paraditen e se dieles te dhenat e fundit nga situata ne hidrocentralet e kaskades mbi lumin Drin.
Ne HEC-in e Fierzes niveli i liqenit ishte 29142 metra kuota maksimale eshte 296 m prurjet jane 1440 m3/sek dhe shkarkimet 1086 m3/sek.
Ne HEC-in e Komanit niveli liqenit arriti 17003 metra maksimale e lejuar eshte 175 m prurjet sot jane 1533 m3/sek dhe shkarkimet 1826 m3/sek.
Ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte 7346 metra kuota e lejuar eshte 76 metra prurjet 2040 m3/sek dhe shkarkimet 1 943 m3/s.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›