E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Ja te dhenat mbi permbytjet

Sipas Drejtorise se Policise jane angazhuar 650 forca policore 3 helikoptere te Policise se Shtetit 10 kamione per transport 76 automjete te tjera te llojeve te ndryshme si dhe 14 mjete lundurese.

Sherbimet e policise ne terren ne bashkepunim me forcat e ushtrise dhe strukturat e pushtetit vendor jane angazhuar direkt ne evakuimin e gjithsej te 11.960 shtetasve apo 2.850 familje si dhe 14.646 krere bageti. Veprimet e strukturave te Policise se Shtetit kryesisht kane qene te perqendruara dhe me intensive ne zonat me problematike si ne fshatrat e Komunes Dajc ne fshatin Obot te Komunes Ana e Malit ne fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtem te Komunes Bushat ne fshatrat e Komunes Berdice ne fshatrat Kuc Renc e Vukatane te Komunes Guri i Zi ne fshatrat Cas Pulaj e Rec te Komunes Velipoje ne lagjet periferike te qytetit buze Liqenit te Shkodres si dhe ne lagjet ne hyrje te qytetit.

Pergjate harkut kohor te kater diteve strukturat e Policise se Shtetit kane evidentuar gjithsej 387 kerkesa per ndihme nga familjare te zonave te permbytura te cileve u eshte dhene ndihma e nevojshme kryesisht per evakuimin e tyre per trajtimin mjekesor apo per sigurimin e bazes ushqimore.

Me perparesi jane trajtuar rastet e personave te semure te te miturve dhe te moshuarve ku vetem gjate dites se shtune jane evidentuar 37 nderhyrje te tilla ku jane evakuuar dhe akomoduar ne qendrat e akomodimit rreth 35 femije te mitur si dhe ne dy raste jane derguar prane ambienteve spitalore nje e moshuar nga Komuna Dajc dhe nje qytetare nga lagja Xhabiej qe eshte derguar prane maternitetit Shkoder per lindje.

Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane marre ne ruajtje gjithashtu 3 Argjinatura ne Komunen Velipoje Bendin e Malit te Jushit ne Komunen Bushat Stacionin e Pompave ne fshatin Trush Stacionin Qendror te Pompave ne fshatin Dobrac si dhe Depon Qendrore te Ujit ne Tepe.

2010-12-06 1000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›