E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Italia dërgon ndihma me vlerë 250 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme e vendit fqinj, ka bërë të ditur se do të dërgojë ndihma humanitare me vlerë 250 mijë euro. Sipas deklaratës së kësaj ministri, natën e 13 janarit do të niset nga porti i Barit një kamion me ndihma, për të mbërritur më pas në zonat e përmbytura. Sasia e ndihmave prej 40 tonësh, do të ketë në përmbërje çadra, enë kuzhine, mbajtëse uji, gjeneratorë elektrikë, gomone, të mjaftueshme për 3500 të evakuar. filimisht ngarkesën do të marrë në dorëzim ambasada italiane në Tiranë dhe më pas ajo do t’ua dorëzojë autoriteteve shqiptare.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›